By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’
January 6, 2026
Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë
January 6, 2026
Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës
January 6, 2026
Bari zviceran ku vdiqën 40 persona nuk është inspektuar për pesë vjet. Kryetari i bashkisë: ‘Nuk kam përgjigje…’
January 6, 2026
Ish-kampionja ukrainase dënohet me 19 vjet burg në Moskë: ‘Nuk jam frikacak, bëra atë që ishte e drejtë për vendin tim!’
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e ShBA-së para ndonjë ofensive në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e ShBA-së para ndonjë ofensive në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e ShBA-së para ndonjë ofensive në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 4:12 PM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Izraeli është pajtuar që t’i marrë parasysh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, para se ta nisë çfarëdo pushtimi të qytetit kufitar të Rripit të Gazës, Rafah, tha të dielën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby.

Kirby tha gjithashtu se Izraeli ka filluar t’i përmbushë zotimet që ia ka dhënë presidentit amerikan, Joe Biden, për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në veri të Gazës.

Izraeli i ka rritur sulmet në Rafah në javën e fundit dhe ka kohë që kërcënon se do ta pushtojë atë për t’i shkatërruar batalionet e mbetura të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të shtunën në mëngjesin u vranë gjashtë njerëz, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në Rafah, thanë zyrtarët e një spitali lokal.

Vendet perëndimore, përfshirë edhe aleaten e vet kryesore ShBA-në, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.

Të dielën më herët, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalin Izraelin nga kryerja e një ofensive ushtarake Rafah.

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë Izraelit të mos e kryejë sulmin në Rafah. Amerika është vendi i vetëm që është në gjendje ta parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi”, tha Abbas gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad të Arabisë Saudite.

Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha më 26 prill kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë, Jan Egeland.

Egeland tha për agjencinë Reuters se 1.3 milion civilë që po strehohen në Rafah – përfshirë edhe pjesën e stafit të Këshillit Norvegjez për Refugjatë – po jetojnë “në frikë të jashtëzakonshme” nga një ofensivë e mundshme izraelite.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, kur pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij një sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

You Might Also Like

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Bari zviceran ku vdiqën 40 persona nuk është inspektuar për pesë vjet. Kryetari i bashkisë: ‘Nuk kam përgjigje…’

Ish-kampionja ukrainase dënohet me 19 vjet burg në Moskë: ‘Nuk jam frikacak, bëra atë që ishte e drejtë për vendin tim!’

Grabisin kasafortën në vendpushim skish, por filmohen nga kamera

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK fillon ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Erdogan tregoi me një lëvizje se është një lojtare serioz dhe tani mban në grusht edhe NATO-n dhe Putinin
Në Shqipëri përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu dhe bore
Bunkeri luksoz “për fundin e botës” për të pasurit: Ka 992 metra katrorë, pishinë dhe kinema
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astronautëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?