By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Mjedisit do të investojë për ndërtimin e digës në Dragaqinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministria e Mjedisit do të investojë për ndërtimin e digës në Dragaqinë
Ballina 1Lajme

Ministria e Mjedisit do të investojë për ndërtimin e digës në Dragaqinë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 9:37 AM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Banorët e fshatit Dragaqinë e mirëpresin ndërtimin e digës që do të krijojë liqenin nga i cili do të furnizohen me ujë banorët e kësaj ane.

Ky liqen artificial do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik përmes turizmit malor. Vlera e investimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës është 40 milionë euro, kurse diga do të jetë 50 metra e lartë dhe mbi 500 metra e gjerë.

Dragaqina e Suharekës është fshat i vogël malor, tashmë thuajse tërësisht i braktisur. 11 banorët që tash jetojnë këtu, kryesisht merren me blegtori.

Por, shumë vite më parë, në këto lugina parashihej ndërtimi i një dige që do të krijonte liqen artificial, për furnizimin me ujë të banorëve të kësaj ane.

Projekti përkrahet edhe nga banorët, madje edhe nga ata që nuk jetojnë më aty.

Ky projekt kap zonën kadastrale të Dragaqinës, një pjesë të Duhlës dhe Vërshecit.

Sipas drejtorit të urbanizmit, projekti në fjalë i prezantuar nga operatori ekonomik që e ka përfunduar fizibilitetin në një dëgjim publik, nuk parasheh dëmtim të shtëpive të banimit, por do të zërë një pjesë të tokave bujqësore dhe malore.

I harruar nga krizat politike, lufta e më pas problemet e tjera, realizimi i këtij projekti tani sërish është riaktualizuar.

“Pas përfundimit të fizibilitetit, në mendojmë se e kemi një përkrahje prej qeverisë, për të filluar implementimin e këtij projekti. Periudha kohore sa do të zgjatë, varet prej dinamikës së punëve dhe investimit edhe pse dje na u ka prezantu investimi, vlera e këtij projekti do të kushtojë rreth 40 milion euro, kapaciteti i këtij liqeni kuptohet ka me shërbi për ujë të pijes për komunën e Suharekës, është dikun 13.1 milion metër kub ujë” , tha Visar Kuqi, drejtor i Urbanizmit në Suharekë.

Ndonëse është skeptike për realizimin e një projekti kaq të madh, opozita thotë se do ta japë kontributin në të mirë të qytetarëve.

“Kur është në pyetje interesi qytetar, nuk na intereson shumë se kush merr më shumë poena tek një projekt i tillë. Ideja e këti projekti është e hershme, nuk ka nevojë me u krekosë askush, të gjithë duhet t’i bëjmë gati kapacitetet tona që ky projekt të realizohet në afat sa më të shpejt dhe profesionalizëm sa më të madh, sepse është interes i të gjithë qytetarëve”, tha Urim Suka- LDK-ja në Suharekë.

Ishte ministri Liburn Aliu, ai që publikoi disa detaje të këtij projekti, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Ai tha se diga është një nga 5 të rejat, që po punohet me intensitet të lartë. Ajo do të jetë 50 metra e lartë dhe mbi 500 metra e gjerë. Përveç furnizimit me ujë, Liqeni i Dragaqinës pritet ta rikthejë jetën në fshat përmes turizmit.

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde në Prizren
Vuçiq ka thirrur një takim për sigurinë kombëtare
Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radojçiqit
Ambasadori amerikan nuk e le Çoviqin: “I vuri interesat e tij politike personale përpara atyre kombëtare!” (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?