By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor
Ballina 1Lajme

Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 8:44 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata. Por, sipas drejtorit për Evropën të kësaj organizate këtu në Uashington, në kontrast të madh ndaj këtij orientimi pro-Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qëndron Serbia, ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.

Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më pro-perëndimore në Ballkan.

Në një rajon ku përkrahja për orientimin euro-atlantik po lëkundet përballë vonesave të integrimit apo sentimentit pro-rus, brenda publikut shqiptar kursi perëndimor vazhdon të konsiderohet si drejtimi i vetëm.

Në Kosovë, 87 për qind e të anketuarve shprehen se shteti i tyre duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin, ndërsa në Shqipëri, ku anketa është realizuar për herë të parë, ky drejtim mbështetet nga 82 për qind e të anketuarve.

Në fund të listës qëndron Serbia, ku opinion publik është i polarizuar, me vetëm 10 për qind të të anketuarve që janë për një kurs pro-perëndimor dhe një shumice që synon një politikë të balancuar mes BE-së dhe Rusisë.

Anketa është kryer gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy thotë se në të gjashtë shtetet e rajonit, përkrahja për BE-në mbetet e fortë, me disa përjashtime të rëndësishme.

“Serbia dallon nga pesë shtetet e tjera të rajonit, duke qenë më pro-ruse, duke fajësuar Perëndimin për konfliktin në Ukrainë dhe me një mbështetje shumë të ulët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër shohim qëndrime shumë pro perëndimore në mesin e popullsisë shqiptare në rajon, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku ata jetojnë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Një orientim të ngjashëm shumë pro-perëndimor, ndonëse pak më pak, e gjejmë edhe te myslimanët e Bosnjës, ku Turqia radhitet si vendi më i përkrahur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dalin të dytat për këtë popullsi,” thotë ai.

Por në rast të një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në të gjitha shtetet e rajonit vihet re përkrahje nga një shumicë solide, ndërkohë që në vende si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, anëtarësimi mbështetet nga një shumicë dërmuese. Ato dallojnë në besimin që kanë nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë e synon integrimin e tyre.

Drejtori McCarthy thotë se përkrahja për anëtarësimin në NATO mbetet po ashtu e fuqishme, me përjashtim të Serbisë, dhe përkrahjes më të zbehur se ç‘është pritur për NATO-n në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, si dhe për rolin që NATO-ja ka luajtur për këto vende anëtare. Në Shqipëri, 64 për qind e të anketuarve mendojnë që anëtarësimi në NATO është shumë pozitiv për vendin, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut një vlerësim të tillë e japin 32 për qind të të anketuarve, ndërsa në Malin e Zi vetëm 28 për qind e tyre.

Në Kosovë, e cila kohët e fundit ka përjetuar një acarim të tensioneve me Serbinë, përkrahja për anëtarësimin në NATO është ngritur me 13 për qind që nga viti i kaluar. Në Serbi, përkrahja për anëtarësim në NATO edhe sivjet është vetëm 3 për qind.

“Pritja e gjatë i ka bërë banorët e këtyre vendeve të humbasin durimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Një pjesë e kësaj shpjegohet edhe me faktin që Ukraina dhe shtete të tjera u ftuan, ndërkohë që në të shumtën e rasteve shtetet e Ballkanit Perëndimor ka mbi dy dekada që presin në radhë për t’iu bashkuar BE-së. Sipas analizës time, përkrahja për BE-në po fillon të zbehet në vendet ku ishte shumë, shumë e fortë,” sipas zotit McCarthy.

Në Serbi kjo përkrahje, thotë zoti McCarthy, është tkurrur, por sipas tij, që nga pushtimi rus i Ukrainës, opinion publik në këtë vend është polarizuar edhe më shumë dhe qëndrimet e kundërta pro-perëndimore dhe pro-lindjes, kanë shënuar rritje. Qasja anti-BE në Serbi, sipas zotit McCarthy, po ashtu po nxitet nga qeveria, e cila e ushqen këtë ndjenjë përmes mediave, duke theksuar marrëdhëniet me aktorë të huaj autoritarë siç janë Rusia dhe Kina.

Por kush është aleat e kush armik?

Për Shqipërinë dhe Kosovën, aleati në i rëndësishëm janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, aleati më i rëndësishëm është Serbia, sikurse edhe për Malin e Zi. Për Bosnjën, Turqia është tani aleati më i rëndësishëm, ndërsa për Serbinë është Rusia.

Për shumicën dërmuese të të anketuarve në Kosovë, Serbia mbetet kërcënimi kryesor, ndërsa në Shqipëri shumica sheh si kërcënim Serbinë dhe Rusinë. Në Maqedoninë e Veriut, rrezik kryesor shihet Bullgaria, ndërsa në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në Bosnjë rrezik përbën Serbia dhe në Serbi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova e Shqipëria.

Kjo pasqyrë e rajonit, sipas zotit McCarthy kërkon një angazhim nga Uashingtoni dhe Brukseli për t’iu ofruar të gjithë vendeve të rajonit anëtarësim me një hap të përshpejtuar.

“Do të ishte gabim, për shembull, të lihet prapa Serbia ndërkohë që të gjithë anëtarësohen. Nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojitet kohë, por nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë ndërkohë që lëvizim përpara, ngaqë për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që Serbia të jetë me Perëndimin, të jetë në BE dhe përfundimisht edhe në NATO, ngaqë në shumë forma është qendra e Ballkanit, vendi më i madh dhe shtetet përreth saj, sidomos ato me pakica serbe brenda tyre, që kurrë nuk do të ndihen të sigurta përderisa Serbia të mos jetë e orientuar me Perëndimin,” thotë ai.

Sipas zotit McCarthy, Rusia po përpiqet të destablizojë Ballkanin për të shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit nga përkrahja për Ukrainën.

You Might Also Like

Moti sot me diell, temperatura deri në 30 gradë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Osmani pret përfaqësues shtetëror në Forumin Ndërkombëtar

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Liria, besimi dhe pajtimi” – qëndrimet dhe dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Hovenier: Sulmi kërcënim për Kosovën, mbrapa grupit sulmues qëndron dikush
Pentagoni bllokoi transferimin në Hagë të provave të krimeve ruse të luftës në Ukrainë
Vdes Frank Auerbach, piktori hebre që u shpëtoi nazistëve
Mbeturina shtazore vend e pa vend, fabrika jofunksionale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?