By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kosova më jep shpresë për të ardhmen e Ukrainës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Kosova më jep shpresë për të ardhmen e Ukrainës”
Ballina 1Lajme

“Kosova më jep shpresë për të ardhmen e Ukrainës”

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 9:46 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Historia e Kosovës, shtetit që u përballë me luftë 25 vjet më parë, fotoreporterit amerikan me bazë në Ukrainë, Brendan Hoffmanit, i jep shumë shpresë për të ardhmen e Ukrainës.

Një nga fotografitë e tij nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës është pjesë e ekpozitës “Ukraina: Një krim lufte”, që u hap në Prishtinë më 29 prill. Ekspozita rrjedh nga libri me po të njëjtin emër që është botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022.

Organizatorët e ekspozitës thanë se fotografitë janë dokumente të rëndësishme për të dëshmuar krimet në Ukrainë.
Organizatorët e ekspozitës thanë se fotografitë janë dokumente të rëndësishme për të dëshmuar krimet në Ukrainë.

Hoffman, që jeton në Kiev prej fundit të vitit 2013, dhe është i martuar me një ukrainase, thotë se për të është e rëndësishme të mësojë për historinë e Kosovës.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që të mësoj për paralelet, çfarë ka kaluar ky shtet 25 vjet më parë dhe kjo po ndodh tani në Ukrainë. Tani Kosova është shtet i pavarur, paqësor. Kjo më jep shumë shpresë për të ardhmen e Ukrainës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kuratorja e ekpozitës për Ukrainën thotë se Kosova nuk ka një libër me fotografi që dokumentojnë krimet që kanë ndodhur gjatë luftës.
Kuratorja e ekpozitës për Ukrainën thotë se Kosova nuk ka një libër me fotografi që dokumentojnë krimet që kanë ndodhur gjatë luftës.

Në ekspozitën e hapur në Prishtinë është përfshirë edhe fotografia që ai shkrepi më 25 shkurt 2022, një ditë pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Atëbotë, gruaja e tij ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe për të mos rrezikuar që të bllokoheshin në kryeqytetin ukrainas, vendosën që të largoheshin. Ai thotë se gjatë rrugës, u ndalë në një nga pikat ku ushtria ukrainase jepte armë për njerëzit që donin të luftonin kundër Rusisë.

“Pamë në internet një listë të vendeve të ndryshme në mbarë vendin ku ushtria po jepte armë për çdo burrë në moshën për shërbimin ushtarak që dëshironte t’i rezistonte pushtimit rus. Ne shkuam në njërin prej tyre, na lanë të fotografonim dhe këta janë burra që donin të luftonin dhe armët që iu dhanë”, tregon ai.

Fotografia e Hoffmanit e ekspozuar në Prishtinë, ku shihen burrat ukrainas duke u armatosur më 25 shkurt 2022.
Fotografia e Hoffmanit e ekspozuar në Prishtinë, ku shihen burrat ukrainas duke u armatosur më 25 shkurt 2022.

Djali i tij lindi në Poloni dhe Hoffman së bashku me familjen e tij, tani sërish jeton në Kiev.

“Personalisht dhe profesionalisht, është e rëndësishme për mua që të jem atje dhe të vazhdoj të dokumentoj”, thotë Hoffman, puna e të cilit është shfaqur edhe në New York Times.

Për kuratoren e ekspozitës, Svetlana Bachevanova, këto fotografi janë dokumente të rëndësishme.

“Fotografitë janë prova. Siç e vini re, titulli i librit është ‘Ukraina: Një krim lufte’. Pra, shumë nga veprat që janë botuar janë krim lufte. Ideja ishte që të mblidheshin dhe të publikoheshin në mënyrë që askush të mos mund t’i mohonte, siç ka ndodhur shumë herë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Kuratorja Svetlana Bachevanova.
Kuratorja Svetlana Bachevanova.

Bachevanova nga Bullgaria, e cila gjatë luftës në Kosovë ka punuar si fotoreportere, thotë se “kam fotografuar imazhe që kanë shkuar si dëshmi e krimeve të luftës në Kosovë”.

“Por, pjesa e rëndësishme është se Kosova nuk ka një libër që dokumenton atë që ka ndodhur. Shumë krime lufte nuk hetohen, shumë çështje nuk zgjidhen dhe nuk ka prova. A do të fajësoni për këtë? Jo, nuk fajësoj askënd. Njerëzit thonë se historia shkruhet nga fituesit. Fituesit shkruajnë historinë. Unë do të thosha se ndonjëherë, botues i guximshëm gjithashtu”, thotë ajo.

Një grua fotografon një nga punimet e paraqitura në ekspozitën "Ukraina: Një krim lufte". Përshkrimi i secilës fotografi të paraqitur në ekspozitë ishte në gjuhën shqipe, serbe, angleze dhe ukrainase.
Një grua fotografon një nga punimet e paraqitura në ekspozitën “Ukraina: Një krim lufte”. Përshkrimi i secilës fotografi të paraqitur në ekspozitë ishte në gjuhën shqipe, serbe, angleze dhe ukrainase.

Ekspozita është hapur në Hotelin Grand në qendër të Prishtinës. Për Lura Limanin nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, vendi ku po mbahet ekspozita ka kuptim të shumëfishtë, pasi përveç se ka qenë një vend ku kanë qëndruar gazetarët ndërkombëtarë që kanë raportuar për luftën në Kosovë më 1998-99, “ka qenë edhe bazë për trupat paramilitare [serbe] që dyshohet se kanë torturuar civilë shqiptarë” në ndërtesën e këtij hotelit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Hotelin Grand deri më 17 maj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Hotelin Grand deri më 17 maj.

Kosova është solidarizuar me Ukrainën menjëherë pas nisjes së pushtimit. Shteti ka ndjekur shembullin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, duke vendosur dhjetëra runde sanksionesh ndaj Rusisë si dhe ka strehuar gazetare ukrainase në Kosovë.

Njëra ndër to është edhe Lyudmila Makey, e cila mori pjesë në ekspozitë. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se ndihet mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që i bëhet atdheut të saj.

“Kur shikoj këto fotografi brengosem shumë. Më kujtohet dita e parë e pushtimit. Ishte dita më e tmerrshme e jetës sime”, thotë ajo.

Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, duke shikuar fotografitë e ekspozuara në Hotelin Grand.
Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, duke shikuar fotografitë e ekspozuara në Hotelin Grand.

Makey tregon se vajza e saj, që kishte qëndruar në Gjermani pas nisjes së luftës, tashmë është kthyer në Ukrainë dhe po jeton në Kiev.

“Çdo ditë më shkruan: ‘mami jam gjallë’. Çdo ditë qëndron nga dy-tre orë në bodrum për shkak të granatimeve e bombardimeve. Ëndrra ime është që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Kjo është ëndrra ime. Ne duhet të fitojmë. Duhet të korrim fitore, kjo është e rëndësishme”, thotë ajo.

Portrete fëmijësh në një prej fotografive të paraqitura në ekspozitën për Ukrainën.
Portrete fëmijësh në një prej fotografive të paraqitura në ekspozitën për Ukrainën.

Edhe fotoreporteri Hoffman vë në pah rezistencën e popullit ukrainas dhe thotë se këdo që e njeh, i shpreh bindjen se lufta do të fitohet nga ta. Megjithatë, ai thotë se për shkak të kohës së gjatë, njerëzit edhe janë lodhur pasi nuk e dinë edhe sa do të zgjasë lufta.

“Është shumë e vështirë pa të ardhme. Por, ukrainasit po mbahen”, thotë ai, duke shtuar se vendosmëria e popullit ukrainas për t’i bërë ballë pushtimit për të është inspiruese.

Fotoreporteri amerikan, Brendan Hoffman, gjatë pjesëmarrjes në ekspozitën "Ukraina: Një krim lufte", teksa në prapavijë shihet fotografia e realizuar nga ai në ditën e dytë të pushtimit.
Fotoreporteri amerikan, Brendan Hoffman, gjatë pjesëmarrjes në ekspozitën “Ukraina: Një krim lufte”, teksa në prapavijë shihet fotografia e realizuar nga ai në ditën e dytë të pushtimit.

Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte”, veçse është shfaqur në Tiranë dhe ndalesat e radhës do të jenë në Shkup, Beograd dhe Sofje.

Lufta e vazhdueshme në Ukrainë ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz, miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shteti, ndërkaq po ashtu janë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Para se të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Rusia më 2013 aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti separatistët në rajonet lindore Ukrainës në luftën e tyre kundër forcave ukrainase.

 

Një person shikon një prej fotografive të ekspozuara. Aty shfaqet Iryna Kalinina, duke u evakuuar me barelë nga një maternitet i sulmuar nga Rusia në mars të vitit 2022. Ajo dhe foshnja e saj nuk i mbijetuan sulmit.
Një person shikon një prej fotografive të ekspozuara. Aty shfaqet Iryna Kalinina, duke u evakuuar me barelë nga një maternitet i sulmuar nga Rusia në mars të vitit 2022. Ajo dhe foshnja e saj nuk i mbijetuan sulmit.

You Might Also Like

Haxhiu: Vetëvendosje ka ndalur marrëveshje të dëmshme për vendin

Sveçla: Vetëvendosje, një lëvizje emancipuese që solli qytetari aktive

Reuters: Kosova pranon kërkesën e SHBA-së për të strehuar të dëbuarit

Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh, legalizim të rremë e mashtrim

Shaqir Totaj nominohet për një mandat të dytë për kryetar të Prizrenit

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Nuk do ta lejojmë Serbinë që përmes Rusisë ta sulmojë Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 25, 2023
Kurti e Borrelli diskutojnë për veriun dhe planin franko-gjerman
Banorët dhe bizneset në rrugën Kijevë-Zahaq, të pakënaqur me shpronësimin
Izraeli afër marrëveshjes “historike” me Libanin
Gjilan: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë në ajër, pas një konflikti për parking
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?