Siç thuhet në raport, nga aksidenti me dy viktima në Suharekë, e dyshuara, derisa po drejtonte veturën, kishte dalë në shirit të kundërt të rrugës dhe kishte goditur motoçikletën.

Vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit, kurse në veturë kanë pësuar lëndime trupore dy gra.

“Ato janë dërguar për tretman mjekësor. Njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.