By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 9:34 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se vendi i tij po punon për të përmirësuar programin e dronëve, ndërsa vendi po lufton kundër agresionit rus që nisi para më shumë se dy vjetësh.

Deklarata e tij u bë një ditë pasi ai u bëri sërish thirrje aleatëve për të dërguar në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ukraina është përballur me sulme të përditshme me dronë dhe raketa nga Rusia. Sulmet ruse kanë vënë në shënjestër qytete të shumta dhe objekte të infrastrukturës energjetike.

“Jemi ende në pritje të furnizimeve që iu premtuan Ukrainës”, tha zoti Zelensky në fjalimin e përditshëm të dielën që zakonisht e publikon në mbrëmje. “Presim dërgesat që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës në të mirë të Ukrainës”, shtoi ai.

Presidenti Zelensky tha se kishte folur me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratin Hakeem Jeffries dhe falënderoi Kongresin për miratimin e ndihmës ushtarake me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

“Në bisedën time me zotin Jeffries unë theksova që sistemet ‘Patriot’ janë të nevojshëm dhe ato duhet të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

Zoti Jeffries shkroi në rrjetin social X se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin ukrainas në luftën tuaj të guximshme kundër agresionit rus”.

Ushtria ukrainase, që është shumë më e vogël se ajo ruse, po tërhiqet nga pozicionet e saj në Ukrainën lindore, ndërsa trupat ruse po përparojnë drejt perëndimit, tha të dielën gjeneralkoloneli ukrainas Oleksandr Syrskyi.

Ai tha se trupat e Kievit janë kthyer në pozicione të reja në perëndim të tre fshatrave në frontin lindor ku Rusia ka përqendruar forca të konsiderueshme.

“Situata në front është përkeqësuar”, shkroi gjenerali ukrainas në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’, duke thënë se zonat “më të vështira” ishin në perëndim të Maryinkas së pushtuar dhe në veriperëndim të Avdiivkas, një qytet i rëndësishëm strategjik i pushtuar nga forcat ruse në muajin shkurt.

Në zonat e frontit lindor të Ukrainës në rajonet Donetsk dhe Kharkiv janë zhvilluar përleshje të ashpra në javët e fundit, ndërsa forcat ruse bëjnë përpjekje të fitojnë përgjatë vijës së frontit prej më shumë se 1000 kilometrash. Mungesat e municioneve dhe personelit kanë penguar gjithnjë e më shumë mbrojtjen e Ukrainës, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë me bazë në Uashington.

Instituti, megjithatë, vlerësoi se pavarësisht përparimeve ruse, nuk ka gjasa që linjat mbrojtëse të Kievit të shemben.

Gjenerali ukrainas Syrskyi shprehu shpresën që sapo Shtetet e Bashkuara të fillojnë furnizimin me armët e premtuara në kuadër të ndihmës ushtarake që javën e kaluar u nënshkrua nga Presidenti Biden, situata do të stabilizohet në fushën e betejës.

Ai tha gjithashtu se brigada të reja ukrainase po zëvendësonin njësitë më të hershme që kishin pësuar humbje në ato zona.

Disa informacione për këtë raport janë siguruar nga agjencitë e lajmeve ‘Reuters’, ‘Associated Press’ dhe ‘Agence France-Presse’.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Simion kryeson zgjedhjet presidenciale të Rumanisë

Kosova Times Kosova Times May 4, 2025
23 të vdekur, 6 të zhdukur nga përmbysja e një varke në liqenin e Filipineve
Prigozhin: 99% e pjesëtarëve të Wagnerit janë larguar nga Bahmuti
Rusia i vazhdon bombardimet e pareshtura ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Tri fshatra të Ferizajt në hall me rrymën e dobët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?