By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A po luan Gjeorgjia sërish me zjarrin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A po luan Gjeorgjia sërish me zjarrin?
Ballina 2Rajon / Botë

A po luan Gjeorgjia sërish me zjarrin?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 8:20 AM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Gjeorgjisë edhe një herë po teston durimin e Brukselit duke tentuar që të riparaqesë të ashtuquajturin ligj për agjentë të huaj. Ky projektligj ka kaluar një prej tre leximeve në Parlament.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj kanë tentuar të miratojnë një projektligj pothuajse identik me atë të prezantuar vitin e kaluar. Autoritetet kishin hequr dorë nga legjislacioni i kaluar për shkak të protestave masive dhe presionit nga Perëndimi.

Përderisa kjo përpjekje duket se synon të konsolidojë dhe të ngjallë bazën elektorale para zgjedhjeve parlamentare të tetorit, pyetja tani që ngrihet është nëse partia e ka zotëruar artin cinik që të krijojë raporte me BE-në dhe t’i prishë ato njëkohësisht.

Padyshim që nuk ka ndonjë kohë më të mirë për të shtyrë përpara ligjin për agjentë të huaj, i cili kërkon që organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat mediale që marrin fonde nga jashtë, jo vetëm që duhet të raportojnë për këtë tek autoritetet lokale, por do t’iu nënshtrohen një mbikëqyrjeje që mund të përfshijë sanksione për vepra penale, deri më tani të papërcaktuara.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen më 6 deri më 9 qershor do të nxisin një betejë për postet kyçe në Bruksel, betejë që mund të zgjasë për muaj të tërë. Përveç çështjeve të brendshme të bllokut, shumica e vëmendjes së Brukselit do të përqendrohet në ndihmën për Ukrainën, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia, ose në përpjekjet për të parandaluar që e gjithë Lindja e Mesme të zhytet në luftë.

Sigurisht, Brukseli foli fuqishëm për lëvizjen e fundit të Tbilisit: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje “Gjeorgjisë që të përmbahet nga miratimi i legjislacionit që mund të komprometojë rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, një rrugë që gëzon mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve gjeorgjianë”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i ashpër.

“Më lejoni të jem i qartë, Projektligji për transparencën e ndikimit të huaj nuk është në përputhje me aspiratën e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE dhe trajektores së saj drejt anëtarësimit dhe do ta largojë Gjeorgjinë edhe më tej nga BE-ja”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Më 25 prill, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që përfshinte kritika drejtuar Tbilisit.

Megjithatë, nëse shikohet më nga afër është e qartë që BE-ja nuk është krejtësisht e përqendruar. Gjatë një samiti të BE-së të mbajtur më herët gjatë prillit në Bruksel, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare miratuan konkluzione për Ukrainën dhe Turqinë dhe shpenzuan shumicën e kohës duke debatuar se si blloku duhet të jetë më konkurrues. Por, ata nuk thanë asnjë fjalë për Gjeorgjinë.

Kur ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën javën e kaluar, Gjeorgjia nuk ishte në agjendë. Lituania dhe Kroacia e ngritën si çështje kah fundi i takimit, në pjesën ku flitet “për çështje të tjera”, por në këtë takim nuk kishte diskutime të mirëfillta për Tbilisin.

Ka të ngjarë që një grup i ministrave të Jashtëm të BE-së do të planifikojë të udhëtojë drejt Tbilist shumë shpejt, apo që ministri i Jashtëm gjeorgjian, Ilia Darchiashvili, të mund të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Por, në ndërkohë, rezoluta e Parlamentit Evropian edhe pse ka qëndrim të ashpër, ajo nuk është obliguese për shtetet anëtare.

Burimet në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk ka mundësi që të vendosen sanksione ndaj figurave udhëheqëse politike gjeorgjiane, as ndonjë lloj vlerësimi “afatmesëm” për atë se si Gjeorgjia po largohet nga reformat e nevojshme për të ndërmarrë hapin e radhës në procesin e pranimit në BE. Ky shtet ka statusin e vendit kandidat për të hapur bisedimet me Brukselin.

Raporti për zgjerimin, që përgatitet nga Komisioni Evropian, do të bëhet publik në fund të tetorit. Deri atëherë ka kohë të mjaftueshme që në Tbilisi të zhbëhet ndonjë vendim. Disa nga burimet e REL-it në Bruksel thanë se presin që dikush në Tbilisi – potencialisht ish-kryeministri, njëherësh kryetari i nderit i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili – ta zbusë apo tërheqë krejtësisht projektligjin për agjentë të huaj në një përpjekje për t’u dukur burrështetas.

Po ashtu është e qartë se Qeveria gjeorgjiane ka vendosur “vezët në shumë shporta” jo vetëm në atë properëndimore. Nuk mund të kalojë pa u vënë re se brenda udhëheqjes së Gjeorgjisë se Rusia është larg kapitullimit në Ukrainë dhe Brukseli duhet ta pranojë këtë gjë po ashtu.

Si mund të interpretohet ndryshe ftesa e Francës drejtuar udhëheqësve rusë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, duke rritur mundësinë e pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është nën sanksione të BE-së?

Apo merrni samitin e paqes të udhëhequr nga Ukraina, që do të zhvillohet në Zvicër në mesin e qershorit. Kievi po shpreson që mbi 100 shtete do të marrin pjesë, përfshirë edhe Kinën. Por, sipas burimeve të REL-it në Bruksel, Pekini kryesisht po kërkon që “plane të paqes” të diskutohen vetëm me presidentin ukrainas, Voldoymyr Zelensky, duke hapur potencialisht rrugën për ndonjë prani ruse në një takim të ri të ngjashëm.

Në njëfarë kuptimi, lëvizjet e Gjeorgjisë gjithnjë e më shumë i ngjasojnë një tjetër shteti kandidat për anëtarësim në BE: Serbisë. Beogradi, pavarësisht se hapur lavdëron Moskën dhe refuzon të përshtatet me sanksionet e Brukselit ndaj Rusisë, ende është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në BE.

Megjithatë, Serbia as nuk ka hapur as nuk ka mbyllur ndonjë kapitull të anëtarësimit në tre vjetët e fundit. Por, nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndryshojë në qershor, nëse disa shtete anëtare të BE-së kërkojnë që Beogradi të lëvizë përpara me procesin e anëtarësimit nëse do të ketë ndonjë dritë jeshile për nisjen e bisedimeve de facto të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Pavarësisht se për Brukselin, përgjithësisht është “i vështirë” për shumë çështje, Beogradi ende merr shumë karota e pak shkopinj nga blloku. Deri më tani, Serbia iu ka shpëtuar sanksioneve të BE-së për sulmin vdekjeprurës të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Po ashtu, së fundi, BE-ja miratoi një “plan të rritjes” për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh për një periudhë trevjeçare. Beogradi është përfituesi më i madh i kësaj ndihme.

Gjeorgjia ka të ngjarë që të përsërit të njëjtin trik. Diplomatët e BE-së së fundi kanë miratuar 30 miliardë euro për ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse për këtë shtet, përmes Ndihmës evropiane për paqe (EPF), që është një buxhet që BE-ja kryesisht e përdor për të financuar dërgesat e armëve në Ukrainë.

Sikurse Serbia, Gjeorgjia po varet nga ndihma e një mikeshe të veçantë brenda bllokut: Hungaria. Nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orban, Budapesti ka arritur që të kushtëzojë BE-në sa me mbështetjen për ndihmën për Ukrainën. Shembull, Budapesti e ka kushtëzuar përparimin e Bosnje e Hercegovinës drejt bllokut me mbështetjen e ndihmës për Ukrainën. Me marrjen e udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Hungaria në korrik për gjashtë muaj, Budapesti e ka bërë të qartë prioritetin e tij që të lëvizë përpara zgjerimin. Këtu përfshihen edhe hapa pozitivë për Tbilisin. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e falënderon Fondacioni Pan-Evropian për çmimin e dhënë

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit
Presidenti polak: NATO-ja nuk do ta trajtojë Rusinë ashtu siç e trajtojnë Ukrainën
Gjendet i vdekur një 56 vjeçar në Fushë Kosovë
Më shumë se 600 banorë lanë shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimeve në rajonin e Voronezh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?