By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aliu dhe Ibrahimi marrin pjesë në takimet e Komitetit Evropian të Rajoneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aliu dhe Ibrahimi marrin pjesë në takimet e Komitetit Evropian të Rajoneve
Lajme

Aliu dhe Ibrahimi marrin pjesë në takimet e Komitetit Evropian të Rajoneve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 1:54 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, i cili është edhe nënkryetar i NALAS (Rrjeti i Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore), së bashku me Sazan Ibrahimin, drejtor ekzekutiv i AKK-së, po marrin pjesë në takimin e Komitetit Evropian të Rajoneve ‘Ditët e Zgjerimit” që po mbahet në Bruksel.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në këtë takim Agim Aliu, duke folur në sesionin  “Autoritetet lokale dhe rajonale në procesin e zgjerimit – forcimi i demokracisë lokale”, tha se “për t’i kryer me sukses reformat e lidhura me procesin e anëtarësimit, të gjitha nivelet qeveritare duhet ta koordinojnë zbatimin e aktiviteteve reformuese që racionalizojnë kërkesat, standardet dhe rregullat e BE-së në një mënyrë që politikat kombëtare të zbatohen në nivel lokal sipas parimit të subsidiaritetit”.

Më tutje thuhet se pushtetet lokale nuk mund të reduktohen në ekzekutues të thjeshtë të urdhrave të qeverisë qendrore, por duhet të përfshihen aktivisht në koordinimin e mënyrës më të mirë të mundshme për të siguruar që procesi i reformës të arrijë të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Sot vërejmë një tendencë ricentralizimi dhe tipare të lidershipit autoritar në Ballkanin Perëndimor që duhet të rikthehen nga procesi i reformës në BE dhe dinamika e anëtarësimit në BE, e cila u ndal për një kohë shumë të gjatë. Ka sfida për t’u përballur me qëndrimet qendrore të qeverisë që i konsiderojnë qeveritë lokale jo si shtytës të përbashkët për reforma, as nxitës të barabartë për iniciativa të tilla si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve dhe Agjenda Digjitale dhe e Gjelbër, por më tepër si pranues dhe ekzekutues të urdhrave të qeverisë qendrore”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Po ashtu, demokracia lokale duhet të forcohet për t’i përballur këto tendenca me vlera demokratike si në nivel institucional, po ashtu edhe në nivel qytetar.

NALAS-i bën thirrje për një mekanizëm të paracaktuar bashkëpunimi dhe dialogu me asociacionet e qeverisjes lokale dhe rrjetet e tyre rajonale për ta përmirësuar shkëmbimin me institucionet e BE-së dhe qeveritë kombëtare të informacionit përkatës për vlerësimin dhe vendimmarrjen e duhur, për ta promovuar shkëmbimin e njohurive dhe për ta rritur efektin e të mësuarit – veçanërisht lidhur me procesin e reformës në kuadër të procesit të zgjerimit.

Duke folur rreth programit të ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kryetari Aliu tha se “të gjitha programet për ngritjen e kapaciteteve të administratës në nivel qendror duhet të jenë paralele dhe të pasqyrohen në nivel lokal dhe rajonal. Administrata publike në të gjitha nivelet duhet të përgatitet në mënyrë adekuate për anëtarësimin në BE.

NALAS është i përkushtuar për ndërtimin e kapaciteteve të stafit për t’u marrë me reformat e politikave në lidhje me integrimin në BE si dhe rritjen e kapaciteteve të qeverive lokale për menaxhimin e projekteve për të rritur kapacitetet absorbuese për fondet e BE-së bazuar në partneritet dhe shkëmbim njohurish mes kolegëve”, tha, ndër të tjera, kryetari i AKK-së, Agim Aliu.

Komiteti Evropian i Rajoneve është një organ këshillimor i Bashkimit Evropian i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur në nivel lokal dhe rajonal që vijnë nga të 27 shtetet anëtare. Nëpërmjet Komitetit autoritetet lokale janë në gjendje ta japin mendimin e tyre mbi legjislacionin e BE-së që ndikon drejtpërdrejt në rajone dhe qytete evropiane, thuhet në njoftimin e AKK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Jurgen Uldedaj vesh kuqezi ringun e Londrës

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
E konfirmon Ambasada Amerikane: O’Brien dhe Eichhorst sot në Prishtinë
Myslimanët protestojnë kundër bastisjeve të policisë në qendër të Moskës
Mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor
Moldavia dënon inkursionin “agresiv” të dronëve rusë në territorin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?