By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ç’është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse i ka brengosur zyrtarët izraelitë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ç’është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse i ka brengosur zyrtarët izraelitë?
Rajon / Botë

Ç’është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse i ka brengosur zyrtarët izraelitë?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 9:26 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Zyrtarët izraelitë po shprehen gjithnjë e më të shqetësuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) mund të lëshojë fletarrestime për udhëheqësit e Izraelit, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit ekstremist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – po shkon drejt fundit të muajit të shtatë.

Lufta Izrael-Hamas

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkruar në terma të përgjithshëm për masa nga GjNP-ja kundër trupave dhe zyrtarëve izraelitë, ndërsa Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se po i përcjell raportimet për masa të mundshme.

GjNP-ja është themeluar më 2002, si gjykatë e përhershme e nivelit më të lartë për ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krimet më të rënda në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

Statuti i Romës, i cili ka paraparë krijimin e GjNP-së, është miratuar më 1998, dhe ka hyrë në fuqi kur ka arritur 60 ratifikime, më 1 korrik të vitit 2002. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka mbështetur GjNP-në, por gjykata është e pavarur.

Pa një forcë policore, GjNP-ja varet nga shtetet anëtare për arrestimin e të dyshuarve, gjë që është dëshmuar të jetë pengesë e madhe për ndjekje penale.

Netanyahu ka thënë të premten në platformën sociale X se Izraeli “nuk do të pranojë kurrë ndonjë përpjekje nga GjNP-ja për të minuar të drejtën e tij të patjetërsueshme për vetëmbrojtje”.

“Përderisa GjNP-ja nuk do të ndikonte te veprimet e Izraelit, ajo do të mund të vinte një precedent të rrezikshëm”, ka shkruar ai.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë të dielën se i ka informuar misionet jashtë vendit për “thashetheme” se gjykata mund të urdhërojë arrestimin e zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë izraelitë. Ministria nuk ka përmendur ndonjë burim të thashethemeve.

Nëpërmjet një deklarate dërguar agjencisë së lajmeve Associated Press, prokuroria e gjykatës ka refuzuar të japë hollësi.

Ç’është GjNP-ja?

Shtetet anëtare të GjNP-së, gjithsej 124, e kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e kanë nënshkruar dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës për krime lufte, gjenocid dhe krime të tjera. Ndër to janë Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

GjNP-ja përfshihet kur vendet nuk munden apo nuk shprehin vullnet t’i ndjekin penalisht krimet e kryera në territorin e tyre. Izraeli argumenton se ka një sistem funksional gjyqësor, ndërsa përplasjet rreth aftësisë apo gatishmërisë së një vendi për ndjekje penale kanë nxitur grindje në të kaluarën ndërmjet gjykatës dhe vendeve të caktuara.

Më 2020, presidenti i atëhershëm i ShBA-së, Donald Trump, vendosi sanksione ekonomike dhe kufizime udhëtimi ndaj prokurores së GjNP-së dhe ndaj një tjetër zyrtari të lartë prokurorial të saj. Stafi i GjNP-së po hetonte trupat dhe zyrtarët e inteligjencës të ShBA-së dhe të vendeve aleate për krime të mundshme lufte në Afganistan.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, administrata e të cilit ka ofruar mbështetje vendimtare ushtarake dhe politike për ofensivën izraelite në Gazë, i ka hequr sanksionet më 2021.

GjNP-ja aktualisht ka 17 hetime të hapura, ka lëshuar gjithsej 42 fletarrestime, dhe ka arrestuar 21 të dyshuar. Gjyqtarët e saj kanë dënuar 10 të dyshuar dhe kanë liruar nga akuzat katër të tjerë.

Në vitet e hershme të saj, gjykata ishte kritikuar për fokusin e hetimeve mbi krimet në Afrikë – 10 prej hetimeve të saj të hapura janë në vendet afrikane – por tani ajo po zhvillon hetime në Azi, Evropë, Lindje të Mesme dhe Amerikë Latine.

Çfarë raportesh ka GjNP-ja me Izraelin dhe me territoret palestineze?

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2012 e ka ngritur statusin e palestinezëve në OKB në shtet joanëtar vëzhgues, duke i hapur derën territoreve palestineze që t’i bashkoheshin organizatave ndërkombëtare, përfshirë GjNP-në.

GjNP-ja ka pranuar “Shtetin e Palestinës” si anëtare më 2015, një vit pasi palestinezët pranuan juridiksionin e gjykatës.

Kryeprokurorja e atëhershme e gjykatës njoftoi më 2021 për hapjen e një hetimi për krime të mundshme në territore palestineze. Izraeli shpesh hedh akuza për anshmëri ndaj OKB-së dhe ndaj organizmave ndërkombëtarë, ndërsa Netanyahu e ka kritikuar vendimin si hipokrit dhe antisemit.

Prokurori aktual i GjNP-së, Karim Khan, vizitoi Ramallahun dhe Izraelin, në dhjetorin e 2023-tës, ku u takua me zyrtarë palestinezë dhe me familjarë të izraelitëve të vrarë apo të rrëmbyer nga luftëtarët e Hamasit në sulmin e 7 tetorit 2023, i cili nxiti luftën Izrael-Hamas.

Khan i cilësoi veprimet e Hamasit si “disa prej krimeve më serioze ndërkombëtare, të cilat tronditin ndërgjegjen e njerëzimit, krime të cilat GjNP-ja është themeluar për t’i trajtuar”, dhe bëri thirrje për lirim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve.

Ai tha se “e drejta humanitare ndërkombëtare duhet të zbatohet” në luftën Izrael-Hamas, dhe se “ushtria izraelite e di se ligji duhet të zbatohet”. Pas vizitës, Khan deklaroi se një hetim i GjNP-së për krimet e mundshme të kryera nga luftëtarët e Hamasit dhe nga forcat izraelite ishte “prioritet për zyrën e tij”.

Kë e ka akuzuar GjNP-ja?

Një vit më parë, pasi gjykata lëshoi një fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, mbi akuzat për përgjegjësinë e tij për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina, Rusia u kundërpërgjigj, duke lëshuar fletarrestimet e veta për Khanin dhe gjyqtarët e GjNP-së.

Udhëheqës të tjerë të nivelit të lartë, të akuzuar nga gjykata, përfshijnë udhëheqësin e rrëzuar sudanez, Omar al-Bashir, mbi akuzat që përfshijnë gjenocid në rajonin e Darfurit, në vendin e tij. Ish-udhëheqësi libian, Moammar Gadhafi, ishte zënë dhe vrarë nga kryengritësit, pak pasi GjNP-ja lëshoi një fletarrestim për të, mbi akuzat e lidhura me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare më 2011.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata shpall fajtor djalin e Joe Biden, Hunter, për blerje të paligjshme të armëve

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
PDK kritikon qeverinë për testin PISA, propozon disa rekomandime
Rruget kryesore te narkotikeve: Publikohet raporti evropian per trafikim dhe konsumim
Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën
Nga Shqipëria në Maqedoni, UEFA e cakton stadiumin në Ohër për Strugën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?