By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëvizjet e emigrantëve në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lëvizjet e emigrantëve në Ballkan
Lajme

Lëvizjet e emigrantëve në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 1:54 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Turqia mbetet një nga nyjat kryesore për nisjen e emigrantëve drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa Shqipëria, një vend që përdoret si trampolinë nga ta drejt destinacioneve në perëndim të Europës.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare publikoi të hënën një raport për situatën me lëvizjet e emigrantëve në rajon për periudhën 1–31 mars 2024. Sondazhi me 1.484 emigrantë të intervistuar u realizua nga Organizata Botërore për Emigracionin (IOM).

Në mars, rezultatet treguan se emigrantët zgjodhën rrugë të reja brenda Ballkanit: përqindja e atyre që hynë në Bosnjë-Hercegovinë nga Serbia u ul nga 90 në 75 për qind, ndërsa nga Mali i Zi në Bosnjë-Hercegovinë u rrit nga 5 në 15 për qind.

Kalimi përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte më i shpejtë mesatarisht sesa përmes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Emigrantët e ardhur në Shqipëri shpenzuan rreth 4 ditë në vend, 3 ditë në Kosovë, 5 ditë në Malin e Zi, 10 ditë në Maqedoninë V., 23 ditë në Serbi dhe 30 ditë qëndrimi në Bosnjë-Hercegovinë. 675 ditë ishte koha mesatare që prej largimit nga vendi i origjinës.

Mënyra kryesore e udhëtimit në Shqipëri ishte në këmbë dhe më tej me autobus.

Në mars 2024, 44 për qind e emigrantëve të intervistuar deklaruan se u ndihmuan për të kapërcyer kufirin në vendin ku kaluan kundrejt një pagese mestare prej 500 euro. Emigrantët përdorën medie sociale dhe aplikacione si WhatsApp, Facebook dhe Viber për të organizuar udhëtimet.

Në vendet e përkohshme të pritjes, si në rastin e Shqipërisë, emigrantët raportuan se mënyra e akomodimit privat ishte më e përdorura në 69% të rasteve, ndërsa kampet u shfrytëzuan në Bosnjë-Hercegovinë (83%) dhe Kosovë (83%). Personat e intervistuar thanë se paguan 13 euro në ditë për t’u akomoduar privatisht ose në hotele në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa destinacionet ndryshojnë sipas personit, 71% e të intervistuarve nga Siria thanë se donin të udhëtonin drejt Gjermanisë; emigrantët nga Maroku drejt Italisë (44%), Francës (18%) e Gjermanisë (17%); ndërsa emigrantët nga Afganistani parapëlqenin Gjermaninë (56%) dhe Italinë (24%). /OCHA

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Haavisto e Sorensen, kandidatë favorit për emisar të BE-së për dialog

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Izraeli në kundërsulm pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit
MAPL nënshkruan marrëveshjet, rreth 8 milionë euro për 12 komuna
Moti në Shqipëri kthjellët dhe me diell
Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova”, e ndarë nga Abdixhiku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?