By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fetoshi: Perëndimi ta shikojë Serbinë si lojtar problematik në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fetoshi: Perëndimi ta shikojë Serbinë si lojtar problematik në rajon
Lajme

Fetoshi: Perëndimi ta shikojë Serbinë si lojtar problematik në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 7:01 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Arben Fetoshi, njohës i çështjeve politike, ka folur për aktualitetin politik në vend, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për çështje të tjera politike.

Në fillim, Fetoshi foli për formimin e qeverisë në Serbi, në përbërjen e të cilës janë dy zyrtarë që janë në listën e zezë të ShBA-së e që, sipas tij, ky veprim nuk zgjoi ndonjë befasi, e gjitha ishte e pritshme.

“Serbia vazhdon të luajë politikën e dy karrigeve, për të ruajtur raport e mirë me Rusinë dhe në raport me Perëndimin”, deklaroi Fetoshi, në “InfoPlus”, në RTK.

Ndërkaq lidhur me presionet nga ana e Perëndimit kundrejt Serbisë që të ndërrojë kurs në politikën e saj të jashtme, Fetoshi e vlerësoi si të pamjaftueshme, por që, shtoi ai, Perëndimi e ka kuptuar se politika ledhatuese ndaj Serbisë ishte një qasje e gabueshme.

“Perëndimi do të duhej ta shikonte Serbinë si lojtar problematik për sigurinë në rajon”, deklaroi Fetoshi.

Ai tutje shpjegoi strategjinë e politikës serbe, statusquonë, sidomos në raport me Kosovën e  që është e interesuar të shikojë epilogun e luftës në Ukrainë për të vepruar tutje si zgjidhje simetrike edhe me Kosovën.

E qasja e BE-së kundrejt Kosovës, Fetoshi konsideron se nuk ka qenë simetrike, teksa shtoi se edhe institucionet tona duhet parë se si kanë vepruar sa i përket detyrave, përgjegjësive të saja, të shfrytëzimit të situatës me qëllim që të imponohej një dinamikë e shtuar në raport me Serbinë që ta pranonte realitetin në Kosovë.

Në këtë prizmë, Fetoshi u shpreh kritik ndaj qeverisë, sidomos në raport me partnerët tanë strategjikë, veçmas me ShBA-në.

“Tërë procesi i dialogut është dashur të fokusohet në menaxhimin e krizave e jo në krijimin e premisave që Beogradi zyrtar të vihej me shpatulla për muri, sa i përket përmbushjeve të detyrimeve të dala nga marrëveshja e darkorduar në Ohër”, deklaroi Fetoshi.

Ndërsa sa i përket Asociacionit, Fetoshi tha se qeveria në këtë çështje më shumë ka kalkuluar në interesa elektorale të partisë në pushtet, sesa te një qasje pragmatike në përputhej me interesin e vendit.

E për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Fetoshi tha se jemi në një situatë tejet kritike që rrezikon të dështojë nëse, sikundër tha ai, nuk lëvizim në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve që të bëjmë hapa konkretë.

“E pyetja themelore në krejt këtë është: Në qoftë se nesër bën të fillohet me themelimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe, atëherë pse jo sot?”, shtroi pyetjen në procedimin e çështjes, njohësi i çështjeve politike, Arben Fetoshi.

Në rast të shtyrjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE, Fetoshi tha se vendin tonë e presin ditë të vështira në të ardhmen, duke mos anashkaluar edhe zgjedhjet e parakohshme.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Gjeopolitikë

Si po përgatiten aleatët e ShBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Kosova shumë e fortë për Moldavinë
Plagosja e një personi në Zveçan, KFOR-i dënon incidentin
Fytyra e Donatella Versace është objekt diskutimi në rrjete
Haradinaj takon Gjeneralin amerikan, i falemnderon ushtarakët e ShBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?