By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deti zbulon një shishe 109-vjeçare që përmban mesazhe nga luftëtarët e Luftës së Parë Botërore
October 29, 2025
Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit
October 29, 2025
Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik
October 29, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
October 29, 2025
Omëleta ruse është një mëngjes ideal: Duket si një tortë e kripur, më e shijshme se ajo klasike!
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes protestave, parlamenti i Gjeorgjisë miraton projektligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mes protestave, parlamenti i Gjeorgjisë miraton projektligjin për “agjentët e huaj”
Ballina 2Rajon / Botë

Mes protestave, parlamenti i Gjeorgjisë miraton projektligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 10:45 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe paralajmërime nga Brukseli se ai do t’i dëmtojë shpresat e Gjeorgjisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ligjvënësit në Gjeorgji votuan me 83 vota pro dhe 23 kundër projektligjit në lexim të dytë, pas një debati të ashpër që përfshiu përjashtimin e katër deputetëve të opozitës dhe një përleshje midis anëtarëve që përfaqësojnë opozitën dhe partitë e shumicës.

Ndërkohë, jashtë parlamentit, zyrtarë policorë filluan të shpërndanin një protestë të thirrur nga kundërshtuesit e projektligjit, duke përdorur plumba gome, gaz lotsjellës, sprej piper dhe topa uji.

Disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë pamje të protestuesve të lënduar teksa ata marrin ndihmën e parë nga protestuesit e tjerë apo mjekët ndihmës.

Incidentet pasuan përleshjet e mëhershme midis policisë dhe demonstruesve mbi projektligjin për agjentët e huaj, i konsideruar nga shumë njerëz si pasqyrim i një ligji të përdorur nga qeveria ruse për të mbytur disidencën në atë vend.

Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët dhe të mos tentojnë ta piketojnë parlamentin. Por, në deklaratë thuhet gjithashtu se njerëzit do të kenë një mundësi të protestojnë në rrugë në pjesën e përparme dhe të pasme të ndërtesës.

Në orët e vona të 30 prillit, forcat gjeorgjiane të sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë mijëra protestues.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter, tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm në protestat që i cilësoi “paqësore”.

“Gjeorgjia është një vend kandidat për [anëtarësim] në BE, unë u bëj thirrje autoriteteve të saj të sigurojnë të drejtën për tubim paqësor”, shkroi Borrell.

I strongly condemn the violence against protesters in Georgia who were peacefully demonstrating against the law on foreign influence. Georgia is an EU candidate country, I call on its authorities to ensure the right to peaceful assembly.Use of force to suppress it is unacceptable

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 1, 2024

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha më 1 maj se 63 persona u arrestuan dhe gjashtë policë u plagosën. Nuk dihet se sa protestues janë lënduar.

Ligjvënësit Aleko Elisashvili dhe Levan Khabeishvili u plagosën gjatë përleshjeve, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Aleksandre Darakhvelidze.

Khabeishvili, kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare (UNM), u dërgua në spital dhe fotografitë tregojnë se ai kishte mavijosje dhe prerje në kokë dhe në bust. UNM-ja tha se ai ishte “rrëmbyer” nga policia dhe pretendoi se ai “po ndihmonte një qytetar të plagosur” kur u ndalua.

Një gazetar i shërbimit gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë raportoi dy incidente në të cilat një individ i maskuar goditi me grushte në fytyrë protestuesit.

Kjo ishte protesta më e fundit e një serie protestash masive gjatë dy javëve të fundit kundër legjislacionit të paraqitur nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane.

Kritikët e quajnë projektligjin “ligji rus” dhe presidentja Salome Zurabishvili, që është distancuar nga politikat e partisë në pushtet, ka premtuar se do të përdorë veton e saj ndaj këtij projektligji nëse ai miratohet zyrtarisht në një lexim të tretë, siç pritet.

Levan Ioseliani, avokati i popullit i Gjeorgjisë, tha se kishte raportime për përdorim të tepërt të forcës nga oficerët e zbatimit të ligjit që qarkullonin në rrjete sociale dhe u bëri thirrje protestuesve “të mos shkojnë përtej tubimit paqësor”.

Ioseliani paralajmëroi se përdorimi i çdo lloj force apo mjeti special nga oficerët e zbatimit të ligjit “duhet të plotësojë testin e rreptë të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit”. Nuk lejohet përdorimi i sprejit të piperit drejt fytyrës, tha ai, duke shtuar se përdorimi i ndonjë mjeti të veçantë duhet të paraprihet me një paralajmërim.

Më 30 prill, kolektivi ndërkombëtar i hakerëve Anonymous shprehu mbështetje për protestuesit dhe paralajmëroi policinë gjeorgjiane se “sulmimi i protestuesve do të rezultojë në lëshimin e informacionit për të gjithë zyrtarët tuaj të qeverisë”.

Në një postim në X, që më parë njihej si Twitter, grupi kërcënoi se do të hakonte dhe lëshonte bazat e të dhënave dhe e-mail, duke thënë “ky është paralajmërimi i parë dhe i vetëm”.

You Might Also Like

Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit

Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik

Ministri belg: Do ta rrafshojmë Moskën nëse sulmon Brukselin

‘Probleme me turqit’ ka një firmë të qartë të Vuçiçit”

Bundeswehr ndal dhënien e pronave të veta për përdorim civil

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA njofton gati 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit
Berisha: Shqipëria s’plotëson kriteret e BE-së, veç atij gjeostrategjik
Zëvendësministri Dobra i kundërpërgjigjet Haradinajt:Në FSK s’ka më pagë 400 euro
LDK: Keqmenaxhimi i MPJD-së ka çuar në humbjen e dokumenteve të mërgimtarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?