By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
Ballina 2Rajon / Botë

Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 11:01 AM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Më 1 maj Bashkimi Evropian (BE), shënoi 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të bllokut në histori.

Me këtë datë në vitin 2004 përnjëherë në BE, e cila në atë kohë kishte 15 vende anëtare, u pranuan edhe dhjetë shtete të reja, tetë prej tyre nga ish-blloku komunist. Prandaj, ky zgjerim edhe u quajt “vala e madhe e zgjerimit të BE-së”.

Në atë kohë, në Bashkimin Evropian u pranuan Estonia, Lituania, Letonia, Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Malta dhe Qiproja.

Bashkimi Evropian e ka shënuar këtë përvjetor me disa ngjarje dhe me përsëritjen e zotimeve që procesi i zgjerimit të vazhdohet, pasi është një prej proceseve më të suksesshme që ka kaluar BE-ja në historinë e saj.

Në këtë përvjetor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë komplet pa integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përmendur procesin e tashëm të zgjerimit si vazhdim i suksesit që kishte ndodhur në vitin 2004, kur në bllok u anëtarësuan dhjetë vende të reja.

Ajo ka thënë se tash kur shikohet në retrospektivë, se ku ishte BE-ja dhe ku ishin ato vende para 20 vjetësh, mund të thuhet se ky zgjerim solli dobi për të gjithë. Vendet që në atë kohë u pranuan në BE përjetuan një periudhë të madhe të zhvillimit, të lëvizjes së lirë dhe mirëqenies. Por, edhe vendet e vjetra anëtare patën përfitime pasi për to u hap një treg i ri, po ashtu.

Von der Leyen në një prej fjalimeve kushtuar 20-vjetorit të zgjerimit të madh të BE-së, përmendi edhe një deklaratë të paraardhësit të saj nga ajo kohë, ish-presidentit të atëhershëm të Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili pati thënë se “kjo valë e madhe e zgjerimit nuk duhet të jetë e fundit”.

Por, pas 1 majit të vitit 2004 kur ndodhi “zgjerimi i madh” vetëm tri shtete tjera arritën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria dhe Rumania hynë në BE më 1 janar të vitit 2007 dhe ato konsiderohen si vende që i takonin të njëjtës valë të zgjerimit sikur edhe ato që hynë në vitin 2004, por në atë kohë nuk ishin gati dhe u anëtarësuan në BE dy vjet e gjysmë më vonë.

Pas tyre në BE hyri edhe Kroacia më 1 korrik të vitit 2013. Por, që kur Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Evropian, nuk pati më zgjerim edhe pse në proces janë disa vende kandidate.

Kështu, edhe 11 vjet pas anëtarësimit në BE, Kroacia vazhdon të jetë vendi më i ri anëtar dhe këtë status do ta mbajë edhe për një kohë të gjatë, pasi realisht nuk pritet që në një të ardhme të afërt të anëtarësohet ndonjë vend tjetër.

Në procesin e zgjerimit të BE-së ndodhen dhjetë shtete. Prej tyre nëntë kanë statusin e vendit kandidat, ndërsa vetëm Kosova nuk e ka atë status. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar nga Bashkimi Evropian.

Pos gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) në këtë proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia vazhdon të ketë formalisht statusin e vendit kandidat, por negociatat e saj për anëtarësim në BE janë ngrirë tash e disa vjet.

Në procesin e zgjerimit ishte edhe Islanda, e cila në mënyrë të njëanshme i pezulloi negociatat e anëtarësimit dhe hoqi dorë nga aspiratat për t’u bërë anëtare e BE-së.

Për herë të parë në histori ndodhi që një vend të largohet nga anëtarësia në Bashkimin Evropian pas daljes nga BE-ja të Britanisë së Madhe.

Në 20-vjetorin e zgjerimit të madh, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përsëritur thirrjet që edhe BE-ja të kryejë reformat për të pranuar anëtarë të rinj edhe vendet që aspirojnë anëtarësimin, ta kryejnë pjesën e tyre të punës duke i përmbushur kriteret që kërkohen për anëtarësim.

Ai përsëriti se beson që deri në vitin 2030, edhe BE-ja, edhe vendet kandidate, duhet të jenë gati për zgjerim.

Përderisa për BE-në, Michel tha se duhet t’i përmbyllë reformat institucionale dhe të sigurojë kornizën financiare për zgjerim, vendet që synojnë anëtarësimin duhet t’’ zgjidhin mospajtimet e tyre bilaterale.

Liderët e BE-së vazhdojnë të besojnë se vazhdimi i zgjerimit është në dobi të forcimit të BE-së dhe rritjes së rolit të saj në skenën botërore. Prandaj, zgjerimi shihet edhe si një investim në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin evropian, por edhe në përballje me sfidat që paraqesin rrethanat e reja gjeopolitike në botë.

Në pritje të vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe kërkesave që ky proces të përshpejtohet, BE-ja është duke shqyrtuar mundësitë që vendet kandidate t’i përfshijë në disa politika dhe programe të bllokut edhe para se ato të bëhen vende anëtare formalisht. Por, në të njëjtën kohë zyrtarët e BE-së zotohen se këto aranzhime nuk do të jenë zëvendësim për anëtarësim formal në BE që mbetet synimi përfundimtar i procesit të zgjerimit.

You Might Also Like

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Kemi dyfishuar ushtarakët, mbi 270 milionë për blerjet ushtarake

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Trump thotë se ka marrë një letër nga Zelensky: “Unë e vlerësoj atë që e dërgoi atë”
Buxheti ambicioz, mundësitë e kufizuara
Vritet në sy të djalit të tij 11-vjeçar për një borxh prej 5 mijë eurosh
Guardiola premton besnikëri: S’do drejtoj klub tjetër pas Cityt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?