By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e re, shqetësimet për qëndrimin pro-rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qeveria e re, shqetësimet për qëndrimin pro-rus
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria e re, shqetësimet për qëndrimin pro-rus

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 12:58 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të diskutojnë për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila, sipas njoftimit të mandatarit Millosh Vuçeviq, duhet ta ketë 31 ministrat. Në rendin e ditës është prezantimi dhe zgjedhja e qeverisë, betimi i kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë. Vlerësohet se kjo do të jetë një qeveri me qëndrim të fortë pro-rus.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se ka kushte për punën e Kuvendit, dhe se në seancën ku do të zgjidhet Qeveria e re e Serbisë po marrin pjesë 195 deputetë.

Me këtë ka filluar seanca e posaçme, në rend dite të së cilës është zgjedhja e qeverisë dhe betimi i Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë së Serbisë. Mandatari, kryetari i partisë progresive serbe dhe ish-ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq do të prezantojë programin dhe do të propozojë përbërjen e qeverisë.

Vuçeviq dje ka njoftuar emrat e 31 anëtarëve të kabinetit të tij, në mesin e të cilëve janë tetë persona të rinj, ndërsa tre persona do të kthehen në qeveri pas një kohe.

Vuçeviq propozoi gjithashtu që qeveria e re të ketë katër nënkryetarë dhe pesë ministra pa portofol. Janë katër figura jopartiake dhe dhjetë gra. Edhe pse mandatari për Qeverinë e re nënvizon se Serbia vazhdon rrugën evropiane, çështja kryesore e qeverisë së re është se ajo përfshin politikanë me një qëndrim të fortë pro-rus.

Në qeverinë e re vijnë dy anëtarë nga lista e zezë te SHBA-se, nën sanksionet amerikane, Aleksandar Vulin, i propozuar për postin e zëvendëskryeministrit dhe Nenad Popoviq, i propozuar për postin e ministrit pa portofol. Të dy kanë lidhje të drejtpërdrejta me Kremlinin, veçanërisht me strukturat e sigurisë ruse.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që dy persona të sanksionuar janë nominuar për poste në qeverinë e re. Në lidhje me këtë qëndrim amerikan, presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se “nuk është i lumtur” për njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, por ende “shpreson të ketë marrëdhënie të mira me ShBA-ne”.

Ai tha se Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë dhe se do të zbatojë interesat e shtetit serb. Përveç kësaj, në qeverinë e re është edhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, kryetarja e partisë pro ruse të krahut të djathtë Zavetnici, e cila deri dje ishte kritikuese e Vuçiqit nga partitë e djathta, me qëndrime të forta pro-ruse.

Pjesa pro-evropiane e opozitës njofton se do të votojë kundër zgjedhjes së qeverisë së re, duke pasur parasysh se me emërimin e anëtarëve që janë nën sanksionet amerikane dhe kanë lidhje të ngushta me Rusinë, Serbia ka braktisur rrugën evropiane.

“Qeveria e re do të përfaqësojnë interesat e Rusisë dhe të jenë një faktor jostabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, njofton Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

“Përbërja e Qeverisë së re tregon se Partia Progresive Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë vazhdojnë të zbatojnë politikat e themeluesve të tyre Millosheviq dhe Sheshel, izolimin e plotë ndërkombëtar të Serbisë, konfliktet në rajon, lidhjet me Rusia dhe futja e ndalimeve për të gjitha liritë civile në vendin tone”, thuhet ne njoftim.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se qeveria e re, e cila përfshin njerëz nga lista e zezë amerikane dhe grupet e djathta, është në funksion të zbatimit të projektit “bota serbe”. Fronti i Majtë i Gjelbër (ZLF) njoftoi se qeveria e re do të jetë vazhdimësi e vendimeve të këqija.

Bashkëkryetari i ZLF-së Radomir Llazoviq vlerësoi se është e qartë se qeveria e re e Serbisë do të jetë “qeveri e vazhdimësisë së vendimeve të dëmshme dhe akteve korruptive” dhe, siç tha ai, “gjithçka me të cilën jemi mësuar kur bëhet fjalë për partine progresive serbe”.

Në Qeverinë e re të Serbisë do të jenë tre ministra nga pakicat kombëtare. Tomisllav Zhigmanov si përfaqësues i komunitetit kroat do të jetë ministër për të drejtat e njeriut, pakicave dhe dialogun shoqëror, ndërsa Husein Memiq nga komuniteti boshnjak do të jetë ministër i turizmit dhe rinisë dhe Usame Zukorlliq ministër pa portofol.

Në seancën e sotme janë prezent edhe shefat e misioneve diplomatike konsullore dhe organizatave ndërkombëtare në Serbi, në mesin e tyre edhe ambasadori amerikan Christopher Hill.

You Might Also Like

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington

Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump nën masa të mëdha sigurie në Nju Jork (Video)

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Vuçiq thotë se 90 për qind e planit të publikuar është e saktë
Lëvizjet e fundit të Bidenit. Prezanton sanksione të reja kundër Rusisë
“Po t’vjen një kartolinë” – nisma që lumturon qindra fëmijë të varfër
Sparta e prezanton Rrahmanin, Rosicky me fjalë të mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?