By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, Vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë në shkolla projektin “WriteOn”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, Vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë në shkolla projektin “WriteOn”
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, Vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë në shkolla projektin “WriteOn”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 7:29 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvilluan gjatë muajit prill konkursin “WriteOn – Të Shkruajmë” me nxënës të shkollave të 9-vjeçare dhe të mesme.

Ky projekt u rikthye në shkollat shqiptare pas ndërprerjes, që shkaktoi Pandemia Covid-19 dhe largimi i vullnetarëve.

Kjo garë i nxiti nxënësit që të zhvillojnë dhe shprehin lirshëm, përmes eseve, mendimin kritik dhe aftësitë në gjuhë angleze.

Mbi një mijë e 100 nxënës nga klasat e gjashta deri të dymbëdhjeta në shkollat e gjithë territorit të Shqipërisë morën pjesë gjatë muajit prill në projektin “WriteOn – Të Shkruajmë”, zhvilluar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, që japin ndihmesën e tyre në sistemin arsimor shqiptar.

“Kemi arritur më të mirën tonë në speaking skill, write skill dhe listening skills. Bashkëpunimet kanë qenë të shumta, projektet dhe klubet që kemi zhvilluar na kanë ndihmuar të heqim pengesat në komunikimet me native speaker amerikanë. Kemi arritur shumë gjëra së bashku”, thotë nxënësja Elsa Hoxha, pjesëmarrëse në konkursin “WriteOn”.

Ky konkurs me ese do të ketë fituesit e vet me çmimet e para në nivelin kombëtar, dhe ata do të marrin pjesë më pas në konkursin ndërkombëtar.

“Më i miri zgjidhet ai që kalon përtej imagjinatës, ai që ka mendimet më të bukura. Çdo gjë është imagjinatë, si një skenar filmi fantastiko-shkencor”, thotë nxënësi Artjon Xherimeja, pjesëmarrës në konkursin “WriteOn”.

Rylie, vullnetare e Korpsuit të Paqes, thotë se “WriteOn” është një projekt shumë i madh, që po rikthehet dhe nxënësit janë përfshirë me shumë dëshirë.

“Nxënësit janë shumë të emocionuar dhe presin të dëgjojnë se kush po fiton pas një pjesëmarrje të gjer në konkurs. Mësuesit po ashtu janë të gëzuar, sepse është përmirësuar mjaft shkrimi i nxënësve. Konkuruesit janë nga gjithë anët e Shqipërisë. Tani esetë po korigjohen dhe në to shihet se nxënësit janë shumë krijues, kanë sjellë ngjarje dhe interpretime shumë interesante, janë shkrimtarë shumë të mirë”, thotë Rajli, vullnetare e Korpusit të Paqes.

Ky është një konkurs i përvitshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që vullnetarët e Korpusit të Paqes në fushën e arsimit e zhvillojnë në shumë shtete.

“Kam mësuar të flas sa më mirë, të shkruaj sa më mirë, ndërsa kam zhvilluar shumë edhe hearing skills, kam filluar të dëgjoj më mirë ata që flasin anglisht, I kuptoj më lehtë dhe nuk kam probleme që të flas me një native speaker”, thotë nxënësi Johel Muçolli, pjesëmarrës në konkursin “WriteOn”.

Nxënësit thonë se edhe temat e eseve ishin shumë tërheqëse dhe jepnin mjaft hapësirë për zhvillim krijues.

“Ishin dy tema për klasën e dhjetë dhe dy të tjera për klasën e njëmbëdhjetë, dhe duhej zgjedhur njëra. Unë zgjodha atë që propozonte se mendimet e mia nuk mund të dëgjoheshin nga të tjerët dhe unë të dëgjoja nga ata. Kjo më frymëzoi shumë si temë”, thotë nxënësi Luis Muzhaka, pjesëmarrës i konkursit “WriteOn”.

Për Shqipërinë projekti “WriteOn” ky është një rikthim pas ndërprerjes për shkak të Pandemisë Covid.

“Entuziazmi i nxënësve është mbresëlënës. Ata kanë një mundësi të shprehen në mënyrë krijuese dhe jemi të lumtur, që ata mësuan të gjejnë mënyra të reja për të qenë krijues në punën e tyre, përmes përfytyrimit , si dhe anglishtes më të mirë në të folur dhe në të shkruar. Shpresojmë që në konkursin e vitit tjetër pjesëmarrësit të dyfishohen”, thotë Kira, vullnetare e Korpusit të Paqes..

Shumë nga mësuesit shqiptarë japin mësimin e anglishtes së bashku me mësuesit vullnetarë nga ShBA-të.

Shkëlqim Pupa, mësues i gjuhës angleze, ka një përvojë gati 20 vjeçare nga bashkëpunimi me Korpusin e Paqes.

Ai jep mësim gjuhën angleze përkrah me mësuesin amerikan, Andrew, dhe vlerëson pasionin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në procesin mësimor.

“Së bashku me kolegun tim Andrew jemi duke bërë një punë shumë të mirë me ngritjen e disa grupeve, që i drejton ai, si grupi I debatit dhe grupi Drama Club pranë qendrës rinore. Është një kënaqësi e veçantë të punosh me Korpusin e Paqes”, thotë mësuesi Shkëlqim Pupa.

Vullnetarët amerikanë i kanë ndihmuar shumë nxënësit në përmirësimin e gjuhës angleze, si dhe në aftësi të tjera shkollore edukative artistike.

Vullnetari i Korpusit të Paqes, Andrew, mësues i gjuhës angleze, thotë se për të shqiptarët janë populli më miqësor në botë dhe e shprehin këtë në çdo çast. Shprehja e tij e parapëlqyer në shqip është thënia “Gur gur bëhet mur”.

“Nxënësit këtu kanë një nivel vërtet të lartë të gjuhës angleze, gjë që ma ka lehtësuar punën. Një nga projektet ku jemi përfshirë është edhe konkursi krijues “WriteOn”, që po kthehet bashkë me kthimin e vullnetarëve, të cilët u larguan gjatë Pandemisë Covid”. Nxënësit në Shqipëri janë shumë të përkushtuar ndaj projekteve dhe grupeve krijuese për arte, ku shprehin talentet e tyre”, thotë Andrew.

Ai është optimist për ecurinë e këtij projekti dhe rezultatet e nxënësve shqiptarë. Shqipëria iu bashkua projektit “WriteOn” nga vitit 2011, me pjesëmarrjen e mijëra nxënësve dhe me shumë çmime në nivel ndërkombëtar të konkursit çdo vit.

Shqipëria iu bashkua projektit “WriteOn” nga viti 2011 me pjesëmarrjen e mijëra nxënësve dhe me shumë çmime në nivel ndërkombëtar të këtij konkursi çdo vit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Itali, njërin e përplasin me makinë (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times January 5, 2025
Për herë të parë Kosova po merr pjesë në Kongresin Klinik të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve
Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën
Pronari i gazetës më të madhe të Izraelit: Shteti Palestinez duhet të ekzistojë, ata janë luftëtarë të lirisë
Tragjedi kombëtare BH nën ujë : Më shumë se 10 dyshohet numri i të vdekurve nga vërshimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?