By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimet e hapura tregojnë shifrat e të vrarëve në luftë që Rusia përpiqet t’i fshehë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Burimet e hapura tregojnë shifrat e të vrarëve në luftë që Rusia përpiqet t’i fshehë
Ballina 2Rajon / Botë

Burimet e hapura tregojnë shifrat e të vrarëve në luftë që Rusia përpiqet t’i fshehë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 9:34 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, mbetet një sekret që Kremlini bën përpjekje të mëdha për ta mbajtur të fshehtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, hulumtimi i burimeve të hapura ruse tregon se humbjet e Moskës kanë qenë të rënda

Zyrtarët e Krimesë së pushtuar po mbajnë një ceremoni mortore për një ushtar të vrarë në luftë.

Ceremoni si kjo, si dhe të dhënat publike nga mediat lokale për lajmërimet për vdekje, shërbejnë si burime për mbledhjen e të dhënave nga organizata të pavarura, si media opozitare ruse Mediazona. Të dhënat e mbledhura nga këto burime flasin për rreth 50,000 ushtarë rusë të vrarë në luftime.

Hulumtimi i tyre u bazua tek të dhënat e hapura, me shpresën për të hedhur dritë mbi faktet që Kremlini i mban të fshehura, të paktën tek burimet që mund t’i kontrollojë.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Arno Reuser, konsulent zbulimi i burimeve të hapura.

“Duhen patur parasysh burimet e hapura që janë shumë të vështira për t’u ndikuar nga çdo shtet. Varrezat e reja janë diçka që nuk mund t’i mohosh. Imazhet satelitore të varrezave të reja që nuk ekzistonin një vit më parë, janë një burim objektiv”, thotë ai.

Disa vëzhgues besojnë se shifrat e dala nga ky hulumtim janë shumë më të vogla se ato reale. Ata thonë se shoqëria ruse nuk i përdor më rrjetet sociale për të folur lirisht si një dekadë më parë për çështje politike apo ushtarake. Qasja në informacione është shumë më e kufizuar tani sesa ishte në vitin 2014.

“Njerëzit ishin më të hapur dhjet vjet më parë. Kishte shumë më pak nga ata që i mbanin faqet e tyre të mbyllura dhe të paarritshme për të huajt. Praktikisht, ishte e mundur që të mësojë gjithçka për jetën që bënte dikush”, thotë për Zërin e Amerikës analisti rus Pavel Luzin me Universitetin Tufts.

Ukraina e ka publikuar shifrën zyrtare të ushtarëve të rënë në luftë. Por disa kanë pikëpyetje. Në muajin shkurt, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus. Kjo shifër nuk është verifikuar.

Taktikat e Rusisë janë kritikuar ashpër. Pavarësisht provave në rritje të viktimave të shumta, kritikët nuk shohin shenja se Moska do të ndryshojë mënyrën e luftës së saj.

“Taktika ruse e sulmit është të dërgojë ushtarë në vijën e frontit, një taktikë që Rusia e cilëson të vlefshme. Nëse dërgojnë më shumë trupa se sa ka fishekë Ukraina, atëherë ata do fitojnë”, thotë për Zërin e Amerikës Keir Giles me Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Londër, që njihet edhe si Chatham House.

Rusia nuk po tregon shenja se synon të qartësojë mjegullën e dezinformatave lidhur me humbjet e saj në luftë, apo për realitetin me të cilin ndeshen ushtarët e saj në fushat e betejës në Ukrainë.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një grua në Leposaviq për lëndim të rëndë trupor ndaj motrës

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
City shet Couto-n, ky është çmimi që kërkon klubi anglez
Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën jetike për sigurinë e SHBA-ve
Nesër në Kosovë mbizotëron mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë
Përgjatë kufirit Ukrainë-Bjellorusi: Një luftë nervash dhe dronësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?