By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita për raportin e DASh-it: Qeveria po e mbron korrupsionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita për raportin e DASh-it: Qeveria po e mbron korrupsionin
Ballina 1Lajme

Opozita për raportin e DASh-it: Qeveria po e mbron korrupsionin

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 1:39 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mosluftim të korrupsionit brenda ekzekutivit dhe, siç thanë, për mbrojtjen e të akuzuarve për rastet korruptive.

Seanca u mbajt lidhur me publikimin e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin, ndër të tjera, si problem ishte theksuar “korrupsioni serioz në Qeveri”.

Shefi i Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë seancës së jashtëzakonshme të enjten, që u thirr për të diskutuar për këtë raport, tha se gjetjet e raportit janë edhe një arsye më shumë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.

“Kërkojmë që t’i trajtojmë gjetjet dhe t’i japim rekomandime kësaj qeverie për t’i adresuar deri në kohën kur vendi do t’i drejtohet kutive të votimit dhe vendi do ta krijojë një qeveri, e cila do të jetë shpresë për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, Kosova me ekzekutivin aktual, nuk mund të anëtarësohet as në organizata ndërkombëtare, në kohën kur, sipas tij, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përballet me akuzë për mosdeklarim të pasurisë.

Në raportin e fundit të DASh-it për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2023, që u publikua javën e kaluar, thuhet se në Kosovë ka pasur “disa raportime për korrupsion në Qeveri” dhe se “zyrtarët, nganjëherë, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se raporti është krejtësisht normal dhe nuk ka “asgjë të jashtëzakonshme” në të.

Duke folur për korrupsionin në qeveri, Kusari-Lila tha se raporti i DASh-it është bazuar në hetime penale dhe jo aktakuza.

“Në raport përmendet korrupsioni në Qeveri duke u bazuar në hetime penale, pra nuk flitet për aktakuza sepse nuk ka të tillë, as për procese gjyqësore as dënime për korrupsion, vetëm për kallëzime. Këto kallëzime mund të bëhen nga individ, opozita apo trupa të kontrolluar prej tyre”, tha ajo.

Armend Zemaj, nga subjekti opozitar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se raporti i publikuar më 22 prill ka konfirmuar edhe njëherë mendimin e partisë së tij se Qeveria Kurti nuk e lufton korrupsionin.

“Raporti rrënoi përtokë një propagandën e shumicës se e kemi luftuar korrupsionin. Në fakt ju po i luftoni ata që e luftojnë korrupsionin, tani që kemi raportin i cili e ka konfirmuar secilin shqetësim si LDK, tani me vulën e SHBA-së jeni hajna të certifikuar, sepse Qeveria juaj po emërtohet korrupsion serioz qeveritar”, tha ai.

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se Qeveria Kurti është “rrethuar me terrin e arbitraritetit dhe arrogancës”.

“Në të gjitha aferat që lidhen me keqmenaxhimin e parasë publike, aferat korruptive që janë publike, ka pasur mbrojte në formë të një luftëtari të një mbrojte të një të zeze”, tha ai.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2023 ka konstatuar se Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe me problemin e dhunës me bazë gjinore.

Në raportin e DASh-it u përmend se më 2023 nuk ishte raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dyshohet se përdori forcë ndaj qytetarit, rekomandohet suspendimi i policit

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Acari i lë mijëra njerëz pa rrymë në vendet nordike, Gjermania përballet me vërshime
Dëme materiale pas tërmetit me magnitudë 5.6 në veri të Turqisë
Të premten në Paris Borrelli takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin
Franca e akuzoi Shoigun për gënjeshtër për shkak të deklaratës për gatishmërinë e Parisit për negociata për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?