By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës
June 29, 2025
Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
June 29, 2025
Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët
June 29, 2025
Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat
June 29, 2025
Krasniqi nga Nisma: Zgjidhja bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia urdhëron shpërndarjen e protestuesve pas përleshjeve në UCLA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia urdhëron shpërndarjen e protestuesve pas përleshjeve në UCLA
Ballina 2Rajon / Botë

Policia urdhëron shpërndarjen e protestuesve pas përleshjeve në UCLA

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 9:01 AM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Policët në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), u dislokuan të mërkurën mbrëma dhe urdhëruan shpërndarjen e mbi 1.000 personave që u mblodhën për të mbështetur një protestë studentore propalestinez, duke paralajmëruar përmes altoparlantëve se kushdo që refuzon të largohet mund të përballet me arrestim.

Disa nga protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “nuk largohemi”, ndërsa disa të tjerë u panë me helmeta dhe me shami, për t’u mbrojtur nga përdorimi i pepersprejit apo gazit lotsjellës nga autoritetet e rendit.

Një grup i vogël studentësh, që mbanin pankarta me mesazhe në mbështetje të Izraelit dhe popullit hebre protestuan pranë protestave propalestineze. Ky grup protestuesish sulmoi protestuesit propalestinez dhe përleshja zgjati për disa orë para se policia të ndërhynte. Nuk pati të arrestuar, por të paktën 15 protestues u lënduan gjatë përleshjeve. Mosndërhyrja e shpejtë e policisë nxiti kritika nga udhëheqësit politikë, por edhe studentët myslimanë dhe grupet avokuese.

Protestuesit propalestinez duke vendosur barrikada në UCLA më 1 maj 2024.
Protestuesit propalestinez duke vendosur barrikada në UCLA më 1 maj 2024.

Gjetkë, policia në Nju Hampshër arrestoi protestues dhe largoi tenda në kolegjin e Dartmuthit, dhe policët në Oregon shkuan në kampusin e Universitetit Shtetëror të Portlandit, ku tentuan të shpërndanin protestuesit që kanë zaptuar librarinë e universitetit që nga e hëna.

Ndërkaq, skenat kaotike në UCLA, ndodhën disa orë pasi policia në Nju Jork hyri të martën mbrëma në ndërtesën e Universitetit të Kolumbisë, ku po protestojnë personat që janë kundër luftës në Gazë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia Associated Press, që kur kanë nisur trazirat në kampuset në universitetet amerikane, më shumë se 1.600 persona janë arrestuar në 30 shkolla amerikane.

Udhëheqësi i UCLA, Gene Block, tha përmes një deklarate se “një grup nxitësish” kryen sulmin e natës së shkuar, por ai nuk dha detaje të tjera se kush bënte pjesë në turmë apo pse administrata e universiteti dhe policia nuk reaguan më shpejt.

“Pavarësisht se çfarë mendojmë për kampet e ngritura, ky sulm ndaj studentëve tanë, pedagogëve dhe pjesëtarëve të komunitetit është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai.

Tendat e ngritura në kampusin e UCLA. 1 maj 2024.
Tendat e ngritura në kampusin e UCLA. 1 maj 2024.

Grupe protestuesish që nga ngritur kampe me tenda, e që po u bëjnë thirrje universiteteve që të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin apo kompanitë që sipas tyre mbështesin luftën në Gazë, janë përhapur në kampuse të ndryshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Protestat mbarëkombëtare në kampuse nisën në Universitetin e Kolumbisë më 17 prill, kur u protestua kundër ofensivës së Izraelit në Gazë. Izraeli nisi ofensivën në këtë enklavë, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 pengje. Duke u zotuar se do të shtypë Hamasin, Izraeli deri më tani ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor.

Izraeli dhe mbështetësit e tij i kanë cilësuar protestat nëpër universitete si antisemitike, ndërkaq kritikët e Izraelit kanë thënë se ky shtet përdor këtë pretendim për të heshtur kundërshtimin. Edhe pse disa protestues janë incizuar duke bërë deklarata antisemitike apo kërcënime të dhunshme, organizatorët e protestave, disa prej të cilëve janë hebrenj, kanë thënë se lëvizja protestuese është paqësore që synon mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve dhe po protestohet kundër luftës.

You Might Also Like

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një djalë (15) e origjin serbe nga Kosova vrau në shkollë një shok të cilit fillimisht donte t’i vinte zjarrin!

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Rekrutonin kineze për t’i shfrytëzuar për prostitucion, 4 të arrestuar
Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve: Deçani vend i shumë patriotëve
Mehaj: Demonistratat e 81’ shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë
MPB: Zjarrfikësit po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarreve në Prevallë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?