By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Ballina 1Lajme

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 1:44 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Por, ai e kaloi këtë vështirësi qindra herë në dy dekadat e fundit.

Ai u kujdes që asnjë nga gjurmët e masakrës të mos dëmtohet apo zhduket.

“Për ne, familjarët, kur të shkojmë aty është një ndjenjë që është e vështirë ta them me fjalë, sepse sidomos unë që kam shkuar e i kam tubuar eshtrat e fëmijëve, të familjarëve, me duart e mia që sot kur i afroj duart afër fytyrës, ende ndiej aromën e eshtrave t fëmijëve… është e rëndë”, thotë Muqolli.

Njëzetepesë vjet pas masakrës së Poklekut, shtëpia e familjes Muqolli ku u vranë dhe u dogjën 53 civilët, ka marrë pamjen e një muzeu.

“Unë nuk kam menduar ndonjëherë se do të bëhet ky muze. Unë i kam ruajtur vetëm për veten time, që t’i kem sepse kur kam shkuar unë aty i kam pa familjarët e mi, 14 anëtarë [të familjes], që m’u kanë vra”, shprehet Muqolli.

Në muret e shtëpisë janë ngjitur fotografitë e shumicës së viktimave, nisur nga fëmijët e deri te më të vjetrit.

Aty janë ekspozuar edhe fotografi të shkrepura pak kohë pas masakrës.

Përveç familjes Muqolli, në këtë shtëpi u vranë edhe anëtarë të familjeve Cerraku, Elshani e Hoxha.

Kjo shtëpi është në mesin e pak objekteve – në të cilat kanë ndodhur krime – që i mbijetuan kohës.

Qindra objekte të tjera si kjo shtëpi, janë shkatërruar ose rrënuar.

Me rrënimin e tyre janë zhdukur edhe ato pak gjurmë që dëshmonin vrasjet dhe krimet mbi popullatën civile.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia skeptike dhe e pakënaqur me procesin e Berlinit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Vdiq një person në një aksident trafiku në Graçanicë
Hoxha: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë
Irani lanson edhe raketa balistike: Paralajmëron fqinjët të mos i lëshojnë hapësirat Izraelit, në të kundërtën…
Komisionari i BE-së: Jemi të gatshëm ta bëjmë realitet përshpejtimin e zgjerimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?