By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turizmi elitar në bregdetin me “plagë” të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Turizmi elitar në bregdetin me “plagë” të Shqipërisë
Opinion

Turizmi elitar në bregdetin me “plagë” të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 5:14 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Ilir KRASNIQI

Ka disa vite që dëgjohet refreni për turizmin elitar në Shqipëri. Kjo mbetet një ëndërr. Këtë pak a shumë e dëgjuam edhe nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama. Deklarata e tij: më mirë 100 mijë turistë që konsumojnë më shumë, se sa 1 milionë që konsumojnë pak! Kjo është e ngjashme me logjikën e pronarëve të kafeneve: Më mirë një tavolinë që m’i lë një 100 –she se sa të ulen 50 persona me nga një kafe.

Në qendrat e njohura turistike prej shekujsh, dominon nevoja për të qenë në shërbim të klientëve që rikthehen. Do të uroja të ndodhte kështu, por nga sa po vërej si vizitues i shpeshtë i brigjeve të Shqipërisë, nuk kam shpresë ta arrijmë atë nivel(!) Në botë, askush nuk e kthen kokën se sa kohë kalon me konsumimin e një kafe në lokal, klienti.

Ky është detaj që dëshmon mendësinë, e cila i shërben një realiteti inkurajues për turizmin në ato vende që kanë stabilitet për çfarëdo sezon turistik. Kjo logjikë vjen prej pronarëve të cilët, i mbajnë këto biznese, për të punuar jo me makutërinë e përfitimit sa më shpejt.

Në këtë publikim jam i nisur prej faktit se, me vite i jam përkushtuar turizmit në Shqipëri, si në gazetarinë e shkruar dhe atë online, me dëshirën e promovimit të saj.

Mirëpo deklarata e kryeministrit Rama, sado që mund të jetë e peshuar mirë nga këndvështrimi qeveritar, ajo është diferencuese.

Nëse do të krijosh preferencë për turistin e kamur, atëhere ku t’i kalojnë pushimet qytetarët e pjesëve tjera të vendit?! Nëse nisemi nga kjo logjikë, atëherë dikush, mund ta nënkuptojë si apel për ngritjen e çmimeve dhe për t’i mënjanuar ata me xhep të cekët?

Edhe mua që për 25 vite i kaloj pushimet pandërprerë në bregdetin tonë, jo pak më pengojnë shumë gjëra.

Ndër të cilat; duke filluar nga mungesa e një hapësire të qetë në pikun e sezonit turistik, ato zhurma që krijohen nëpër shëtitore që nga fillimi

e deri në fund. Besoj se akëcili do një turizëm elitar ku me qetësi së paku të darkojë dhe syri të mos kapë asgjë të keqe. Por për këtë duhet shumë, shumë mund, dhe për këtë vendos siç thonë, dora e munguar e shtetit.

Nisur nga fakti që në prag të sezonit mblidhen taksat nga shërbimet hoteliere, kjo lë pak mundësi që pronarët të bëjnë përzgjedhjen e akomoduesve sepse ai e ka mendjen sa më parë t’i nxjerrë paradhënie pagesat e taksave.

Për të tërhequr turistë elitar duhen shërbime, duke filluar nga pastërtia, shërbimet hoteliere, gastronomike, drita, uji e që për pjesën më të madhe lë për të dëshiruar.

Duke njohur funksionimin e turizmit në shumë pjesë evropiane, duke filluar nga deti Baltik, deti i Zi, Mesdheu, vështirë është të dëgjosh në ndonjë nga vendet e këtyre pjesëve për diferenca ndaj kategorive sociale që janë pjesë e turizmit në ato vende. Mund të ketë pika vendesh të caktuara ku me shërbimet e tyre qe me automatizëm vetvetiu klasifikohen turistët që duan ta shijojnë atë vend. Por jo të flitet për tërë vendin.

Pikërisht turizmi masovik që prej kohësh në Stamboll ku brenda ditësh e frekuentojnë jo më pak se dy milion turistë e ngriti turizmin në nivelin më të lartë. Në Greqi e cila ruan me fanatizëm natyrën e virgjër, ngjashëm me Kroacinë kanë arritur të zhvillojnë një turizëm të mirë me të ardhura të mëdha. Edhe mediat më të njohura ndërkombëtare dhe të përditshmet e tjera, i përshkruajnë të veçantat që ka Shqipëria, sikundër janë: rrugët me kalldrëm të qyteteve të vjetra, kështjellat, gatimet tradicionale, lumenjtë piktoresk, pjesët e virgjëra që i bëjnë të veçanta nga vendet e tjera shumë më luksoze. Pra turistet e huaj janë te etur për këto gjëra.

Asnjë pronar i shërbimeve hoteliere në Greqi nuk e gjen me frikë për të hyrat që shpreson në sezonin turistik, sepse klientelën e ka arritur me sakrifica për dekada. Më kujtohet në vitet ’80 të shekullit të kaluar kur në një nga pikat e frekuentuara shpesh që të stërmbushej Paralia në Katerini, e turistët nga Kosova flinin nëpër automjete derisa të lirohej ndonjë apartament, por që asnjëherë pronari nuk e shfrytëzonte rastin për të ngritur çmimin. Dhe asnjë turistë që kishte ndarë mendjen për të kaluar pushimet atje, nuk e vriste mendjen rreth çmimit të apartamentit apo hotelit. Andaj edhe nuk i sheh me çelësa në duar sepse kanë siguruar klientelën e përhershme. Edhe Barcelona njihet krenare me turizmin masovik ku vërshojnë të rinj nga bota. Por ata në pikun e verës, në cilëndo pjesë, nuk paguajnë shezlonet apo gjënë më të thjeshtë ujin, sikurse në pjesën jugore të vendit tonë. Se sa luftohet për tërheqjen e turistëve tregon shembulli i Greqisë e cila tashmë kanë vendosur që në secilën pjesë bregdetare, gjysma e plazheve të jenë private dhe gjysma publike. Për shumë artikuj elementarë është minimizuar marzha e fitimit dhe kjo ka lidhje me strategjinë për të tërhequr sa më shumë turistë. Askush më herët nuk e kishte besuar se Spanja që nuk njeh Kosovën do të pranojë liberalizmin e vizave për Kosovën, edhe pse një vend i vogël me potencial të vogël për turizëm atje. Pse? Për shkak të turistëve sado pak që të jenë në numër të distancës së largët dhe pamundësisë së udhëtimit me ndonjë mjet tjetër përveç aeroplanit.

Është e dhimbshme të shohësh kur në vend disa nga pjesët bregdetare kanë humbur destinacionin turistik me pallate të lartë rrëzë plazhit duke humbur edhe qetësin e pushuesve nga zhurmat që vijnë përgjatë tërë ditës dhe frekuentimet e automjeteve.

Më duhet të mos pajtohem me konstatimin se vendi ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve. Sa për pastrim lirshëm them në cilën do vend asgjë nuk ka ndryshuar, jo vetëm me çështjen e përmirësimit të trajtimit të hedhurinave por edhe mirëmbajtjes së plazheve dhe eliminimit të mushkonjave që kanë një kosto tejet të ulët. Njëherë më ka rastisur në plazhin e Shëngjinit të shoh zetorin duke lëvruar rërën. Ndërsa jo më larg se te cilido vend fqinjë, në mbrëmje nga ora 20 e lart zetorët pastrojnë të gjitha plazhet dhe këtë e kanë çështje të padiskutueshme. Edhe ata kanë një kosto të shpenzimeve të mirëmbajtjes.

Për të zhvilluar turizëm elitar duhen ndërprerë ndërtimet në të gjitha pjesët që ende nuk janë pushtuar nga ndërtuesit, dhe me plane ndërtimesh të ulëta e sa e sa më shumë të ruhen ato pjesë të pakta të virgjëra.

Nëse dikush mendon se mund të arrijë luksin e ndërtimeve të resorteve në raport me perëndimin e ka të gabuar.

Edhe frekuentuesit më të mëdhenj që sot ka Shqipëria nga vendet e lindjes së Evropës janë falë fushatës që bëjnë institucione të caktuara që duan ta mbështesin dhe zhvillojnë Shqipërinë. Edhe unë jam dakord që më mirë pak turistë me një ofertë të mirë se sa turizëm masovik. Por me këto ndërtime që të zënë frymën prej të cilave as freskia nuk depërton mbetet një gjë e dëshiruar për fat e parealizuar. Mos harro zoti kryeministër: Turistët me xhepa të thella nuk i tërheq asnjë nga resorët e Shqipërisë sepse i kanë në vendin e tyre edhe më të mira. Nuk do të vijnë as që është më “lirë” nëse fillojnë krahasimet e pjatave me pasta me Italinë apo shërbimin e një porcioni peshku “lakuriq”. Apo kur në shumicën e rasteve nuk ka shërbim pa pagesë të ujit, jo në shoqërim me kafenë por as një drekë e plotë. Uroj që të ketë një zhvillim të turizmit të pa diferencuar të turistëve ndryshe rrezikohen të hyrat jo vetëm të operatorëve turistik por edhe të bujqve të vyer.

You Might Also Like

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: AAK është shndërruar në adresë politike për qytetarët

Kosova Times Kosova Times May 13, 2023
Trump emëron astronautin miliarder si drejtor të NASA-s
Ronaldo: Rekordet s`më interesojnë më, e rëndësishme është fitorja e ekipit
Thirrja për subvencione në efiçiencë, ja kush mund të përfitojë
Vulin diskuton për Kosovën me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?