By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsyet e mundshme të vdekjes së papritur tek fëmijët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arsyet e mundshme të vdekjes së papritur tek fëmijët
Ballina 2Shëndetësi

Arsyet e mundshme të vdekjes së papritur tek fëmijët

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 10:19 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat, një dukuri e rrallë dhe dërrmuese, prek rreth 400 familje amerikane në vit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, njofton nga Nju Jorku se rezultatet e dala nga një studim i ri i Universitetit të Nju Jorkut ofrojnë një shpresë të re për të zbuluar shkakun pas humbjeve tragjike të fëmijëve të vegjël.

Çifti Beagan është një prej shumë familjeve amerikane që përballen me humbjen e pashpjegueshme të fëmijës. Vajza e tyre Rosie u nda nga jeta në moshën dyvjeçare.

“Rozi ishte plot jetë, një vajzë e vogël shumë e lumtur që bënte shaka gjatë gjithë kohës. I pëlqente të ishte e rrethuar nga familja e saj”, tregon për Zërin e Amerikës nëna e saj, Laura Beagan.

Charles Beagan është babai i vajzës së vogël që humbi jetën në kushte të pashpjegueshme.

“Ajo ishte bota jonë dhe e gjithë jeta jonë sillej rreth saj”.

Ajo që filloi si një mbrëmje e zakonshme për familjen Beagan përfundoi në tragjedi, kur trupi i pajetë i Rosie-t u zbulua herët në mëngjes.

“Hyra në dhomën e saj për ta parë dhe vura re se ajo nuk po lëvizte dhe e preka me dorë në shpinë. E kuptova se ajo nuk po reagonte dhe e dërguam menjëherë në spital”, tregon babai i saj, Charles Beagan.

Pavarësisht se e dërguan urgjentisht në spital, mjekët nuk mund ta përcaktonin shkakun e vdekjes së papritur të vogëlushes Rosie.

“Specialisti mjekësor na kontaktoi brenda dy ditësh, dhe natyrisht gjetjet fillestare nuk tregonin shkakun”, tregon babai.

Mes makthit më të rëndë të çdo prindi, familja Beagan kërkon të dijë shkaqet. Një studim i fundit nga Universiteti i Nju Jorkut, ku mori pjesë edhe familja Beagan, mund të ofrojë pak të dhëna. Hulumtuesit shqyrtuan filmimet e kamerës së dhomës së gjumit të vogëlushes Rosie dhe të disa fëmijëve të tjerë. Ata zbuluan një shkak të mundshëm të vdekjes së tyre të parakohshme, konvulsione të njëpasnjëshme brenda një kohe të shkurtër.

Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Laura Gould, hulumtuese në Universitetin e Nju Jorkut.

“Të pesë videot e regjistruara pa ndërprerë tregojnë konvulsione përpara se pamjet filmike ofrojnë prova se nuk ka më shenja jete. Pamë që konvulsionet ishin të shkurtra, më pak se një minutë. Ishte diçka e re dhe shokuese për të gjithë hulumtuesit e përfshirë”.

Laura Gould, drejtuese e hulumtimit, humbi tragjikisht vajzën e saj në moshën 15 muajsh nga i njëjti fenomen mjekësor.

“Vdekja e fëmijës është tmerri më i madh për një prind. Fatkeqësia të bën të humbasësh gjykimin gjatë kësaj periudhe dhe tronditesh kur merr vesh se analizat nuk tregojnë shkaqet e vdekjes. Ideja e vazhdimit të jetës pa e ditur kurrë shkakun e vdekjes së vajzës më bëri që t’i futem kësaj rruge”.

Konvulsionet e vërejtura në regjistrimet me video së bashku me rezultatet e autopsisë, mund të kontribuojnë që mjekët të mësojnë më shumë dhe ndoshta të dalin me një mënyrë për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

“A ka diçka që mund të studiojmë nga mostrat e autopsisë për të identifikuar çrregullimet tek ata fëmijë? Rezultatet mund të ndihmojnë për të kuptuar shkaqet dhe identifikuar fëmijët që rrezikohen. Kamerat për bebet kanë shërbyer si një provë e rëndësishme për hulumtimet”, thotë zonja Gould.

Përdorimi në masë të gjerë i kamerave në dhomat e gjumit të fëmijëve ka ofruar një fije shprese mbi zbulimin e shkaqeve të asaj që njihet si sindromi i vdekjes së menjëhershme dhe të papritur të fëmijëve.

You Might Also Like

Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gashi: Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Historia e pabesueshme e një burri ukrainas: Ai i mbijetoi pushkatimit, u fsheh në një qytet të pushtuar për muaj të tërë, hëngri qen dhe pëllumba
Me 205 km/h në Rrugën e Kombit, gjobë të majme shoferit të “Audit A8”, e pësojnë dhe 135 pushues nga Kosova
Kreu i administratës së Kupyanskut mohon se ushtria ruse ka hyrë në qytet
Mbyten 50 emigrantë rrugës për në Spanjë? Shoqatat: Askush nuk erdhi për t’i shpëtuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?