By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj
August 8, 2025
Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 7:12 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej disa vitesh, raportojnë gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, për Zërin e Amerikës. Gazetarët po ndeshen me forma të reja të mosdhënies së informacionit të kërkuar nga autoritete publike, ndërsa marrja në rrugë gjyqësore bëhet gjithnjë e më e vështirë nga tejzgjatja e proceseve, si pasojë e problematikave që ka sjellë Vetting-u në sistemin e drejtësisë. Ata hasin më së shumti pengesa në rastet kur informacioni lidhet me akte korruptive dhe përdorimin e fondeve publike.

Një raport i fundit i qendrës Res-Publica që monitoron prej 10 vitesh zbatimin e të drejtës së informimit në Shqipëri, vlerëson se nuk ka përparime të dukshme në këtë drejtim. Gazetarët, kryesisht ata investigues, ndeshen me vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet zyrtare, kur bëhet fjalë për përdorimin e parave publike. Dorjan Matlia, drejtues i qendrës, në një konkluzion të përgjithshëm jep këtë panoramë.

“Për sa i përket reagimit të institucioneve pasi u shkon një kërkesë për informacion, zakonisht në 2/3 e rasteve për çdo informacion që u kërkohet, gazetarët marrin përgjigje pas kërkesës fillestare. Nuk e marrin për 10 ditë siç e parashikon ligji por shkon 23-24 ditë kalendarike, pra do të thotë rreth dyfishi i kohës. Nga ana tjetër 1/3 e kërkesave shkojnë tek Komisionari për të Drejtën e Informimit. Një pjesë e mirë marrin përgjigje te Komisioneri, por megjithatë mbetet rreth 2% e kërkesave për informacion, që megjithëse duket një shifër e vogël, nuk marrin përgjigje. Janë pikërisht ato pyetje të nxehta që bëjnë gazetarët investigativë për prokurime, koncesione, leje ndërtimi apo leje mjedisore, aty ku mendohet që niveli i korrupsionit është më i lartë, që nuk marrin përgjigje. Këto janë

raste që shkojnë në gjykatë”- shprehet për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica.

Edhe Komisionari për të Drejtën e Informimit i tha Zërit të Amerikës se problematikat më të mëdha lidhen me menaxhimin e fondeve publike. Rreth 1 mijë ankesa në vit mbërrijnë në këtë institucion dhe ndërhyrja e tij bën që në 70% të rasteve kërkesat për informacion të plotësohen menjëherë nga autoritetet. “Por ka dhe fenomene të tjera kur e drejta për informim dëmtohet nga institucionet publike”- thotë ai.

“Një fenomen tjetër, që nuk ndihmon në këtë drejtim është dhe ndryshimi i shpeshtë i koordinatorëve për të drejtën e informimit në institucione. Përveçse është humbje nga ana profesionale paraqet një kosto të vazhdueshme. Ndërrimi i tij pasi ka bërë trajnimet tona, pasi është trajnuar pranë shkollës së administratës publike dhe zëvendësohet pa asnjë arsye objektive, pa asnjë shkak të arsyeshëm e dëmton të drejtën për informim”- thotë Besnik Dervishi, Komisionar për të Drejtën e Informimit.

Gazetarët thonë se po përballen me forma të reja të përpjekjes së institucioneve për të fshehur informacionin. “Në një kohë kur informacioni përhapet me shpejtësi dhe konkurrenca është e madhe- thotë Aleksandra Bogdani gazetare e Birn (Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative), -institucionet në rastin më të mirë, kthejnë përgjigje në fund të afatit prej 10 ditësh”.

“Është një trik, që institucionet e ndjekin gjithnjë e më shumë tani. Kthejnë përgjigje ditën e dhjetë, për të mos u përballur me penalitete të ligjit, por përgjigjet janë gjithnjë e më shumë deficitare për sa i përket vlerës së informacionit, që ato japin”- argumenton për Zërin e Amerikës Zonja Bogdani, gazetare e Birn.

Ndërsa Klodjana Kapo, drejtuese e Faktoje.al, organizatë verifikuese e fakteve, thekson se institucionet publike i shmangen intervistave për marrjen e informacionit të kërkuar, dhe preferjonë përgjigjet me shkrim, të cilat nuk janë të plota.

“Gazetari jo gjithmonë e ka informacionin për të ezauruar çdo interes me pyetje brenda kërkesës për informacion. Kjo ka bërë që personi që duhet të kthejë përgjigje në institucione nuk arrin të kthejë përgjigje të plota shteruese, dhe informacioni nuk është gjithmonë i saktë dhe i vlefshëm për gazetarët që duhet të përgatisin një lajm”- shprehet Zonja Kapo, drejtuese e Faktoje.al.

Një moment tjetër lidhet me disa kufizime ligjore, që sipas Z.Matlija, keqpërdoren nga autoritetet publike për të mos dhënë informacion kryesisht kur bëhet fjalë për kontrata me vlera të mëdha financiare.

“Në përgjithësi kur janë informacione të thjeshta institucionet e respektojnë të drejtën e informimit, por në rastet e komplikuara kur nuk duan të publikojnë informacione çështja bëhet shumë e vështirë. Abuzojnë shumë me ato që janë kufizimet e ligjit. Heqin të dhëna të tëra nga kontratat me justifikimin për të ruajtur sekretin tregtar ose të dhënat personale. Në fakt nuk është aspak kështu sepse ne i kemi fituar të gjitha rastet në gjykatë dhe kemi parë që justifikimi ka qenë abuziv” – vijon Z. Matlija.

Zoti Matlija veçon një sjellje të re pozitive të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë e cila në disa raste ka dhënë vendime të ekzekutueshme menjëherë, në rastin e proceseve për të drejtën e informimit. Procesi i Vettingu-t ka përgjysmuar trupën gjyqësore dhe gazetarët enden në gjykata 7-8 vjet. Nga ana tjetër ata po hasin pengesa në marrjen e informacioneve edhe nga vetë organet e reja të drejtësisë.

“Një prej çështjeve e kemi me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, institucioni me bazë Vettingun. Pra KPK refuzon të bëjë publik informacionin lidhur me një donacion që ky institucion ka marrë për të organizuar një seminar. Duhej të ishte një informacion publik. Kemi 4 vjet në gjyq. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, KPK sërish refuzoi të zbatojë vendimin dhe shpenzon energji të tëra deri në Gjykatën e Lartë për ta fshehur këtë informacion” – vijon Aleksandra Bogdani, gazetare e Birn.

Duke folur për një kohë të vështirë të gazetarisë në vend Koloreto Cukali, i Këshillit Shqiptar të Medias, tha se vonesat në marrjen e informacionit e bëjnë atë të pavlefshëm.

“Praktika më e njohur është ajo e vonesës, e tejkalimit të afateve. Shfrytëzimi i të gjitha mjeteve e bën informacionin të pavlefshëm. Që do të thotë kur ta japin ty informacionin pas 4 muajsh, ose edhe më shumë, ai informacion nuk duhet të duhet më. Vazhdon të ketë një përvojë të keqe në marrjen e informacionit” – thotë për Zërin e Amerikës Koloreto Cukali.

Edhe pse nuk ka një kthim pas në të drejtën për informim, gazetarët çmojnë se të qëndrosh në vend, është po njësoj e dëmshme kur bëhet fjalë për informacione të rëndësishme në lidhje me shpenzimin e fondeve publike. Këtu e kanë burimin aktet e korrupsionit argumentojnë ata, dhe çdo hije që fsheh informacione të tilla shton dyshimet për abuzime me këto para.

Zëri i Amerikës kërkoi nga Agjencia për Media dhe Informim një qëndrim mbi këto problematika të ngritura nga komuniteti i gazetarëve, por nuk mori përgjigje.

You Might Also Like

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E mitura në Prishtinë raporton se është sulmuar seksualisht

Kosova Times Kosova Times May 8, 2025
Rusia goditi Nikolaev – ka të vdekur dhe të plagosur
Shkarkohen katër anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit
Në fund të mandatit të tij, Biden vendosi sanksione të reja kundër Rusisë
KQZ: Pavarësisht vonesave, integriteti i votës nuk është cenuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?