By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
July 21, 2025
Stili i ri patriotik rus: Ideologët e Kremlinit kanë rritur mjekra, dhe zyrtarët femra kanë veshur kokoshnikë
July 21, 2025
Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri
July 21, 2025
Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh
July 21, 2025
Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse s’po funksionojnë sanksionet amerikane kundër Iranit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse s’po funksionojnë sanksionet amerikane kundër Iranit?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse s’po funksionojnë sanksionet amerikane kundër Iranit?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 4:45 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Irani është një prej shteteve më të sanksionuara në botë. Por, kufizimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara gjerësisht kanë dështuar të pengojnë eksportet e naftës të Iranit – shtyllës kryesore e ekonomisë në rënie të Republikës Islamike.

Sanksionet amerikane e kanë larguar Iranin nga shumica e konsumatorëve të tij tradicionalë, duke e detyruar Teheranin që të gjejë blerës të rinj dhe të shesë naftën e tij me çmim të lirë.

Por, gatishmëria e Kinës që të blejë sasi rekorde të naftës iraniane, zotërimi i taktikave nga Teherani për të shmangur sanksionet dhe hezitimi i Uashingtonit që të zbatojë në mënyrë të rreptë sanksionet, kanë bërë që masat e ShBA-së kundër eksporteve të energjisë të Iranit të jenë joefektive, thanë ekspertët.

Flota e “errët” e cisternave

Heqja e sanksioneve amerikane, si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore , i lejoi Iranit që të shesë naftën e tij për konsumatorët në Evropë dhe Azi Lindore. Eksportet e naftës arritën në nivel rekord më 2018.

Por, eksportet ranë pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më vonë gjatë atij viti.

Viteve të fundit, Irani ka rritur shitjet duke shmangur sanksionet, përfshirë edhe përmes përdorimit të “flotës së errët” të cisternave, për të transportuar ilegalisht dërgesa me naftë për në Kinë.

Kjo taktikë përfshin operacione për bartjen e mallrave nga anija në anije, ku përfshihen ndërmjetës, bëhen transfere të fshehta të parave dhe ribrendimin për të fshehur origjinën iraniane të naftës, në mënyrë që të duket se produkti vjen nga një shtet i tretë.

“Irani vazhdimisht zhvillon dhe zgjeron, jo vetëm rrjetin e tij të ndërmjetësve dhe kompanive tregtare të përfshira në shitjen e naftës së tij, por po ashtu edhe flotën e tankeve që kryesisht i përdorë për të transferuar naftën e tij të papërpunuar”, tha Nader Itayim, kryeredaktor për Lindjen e Mesme në Argus Media, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Apetiti kinez

Rritja e kërkesës për naftën iraniane në Kinë ka qenë kyç në rritjen e shitjeve të naftës së Iranit.

Të dhënat për gjurmimin e anijeve, që janë mbledhur nga Argus, treguan se eksportet e naftës të Iranit aktualisht janë 1.5 milion fuçi në ditë, me rreth 85 deri në 90 për qind prej tyre të destinuara për në Kinë.

Teherani i ofron Kinës një çmim shumë të lirë për naftën e tij të ndaluar, duke hequr 15 për qind të çmimit për çdo fuçi nafte, në mënyrë që Pekini të marrë përgjegjësinë për shmangien e sanksioneve.

Një punëtor iranian në një platformë të naftës në Iran. Fotografi nga arkivi.
Një punëtor iranian në një platformë të naftës në Iran. Fotografi nga arkivi.

Kjo ulje e çmimit ka ngritur pikëpyetje lidhur me përfitimin afatgjatë të Iranit nga tregtia me Kinën. Por, ekspertët thanë se Teherani ende ka mundësi që të përfitojë.

“Edhe me një çmim shumë të lirë, shitja e naftës iraniane është jashtëzakonisht fitimprurëse dhe e qëndrueshme”, tha Steve H. Hanke, profesor i Ekonomisë së Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins. “Kjo për shkak se marzha e fitimit për prodhimin në Iran është përafërsisht 15 dollarë apo më pak për një fuçi nafte”.

Gregory Brew, analist për Iranin dhe Energjinë në Grupin Euroasia në Shtetet e Bashkuara, tha se sanksionet amerikane më herët ishin efektive sa i përket bllokimit të eksporteve të naftës në Kinë. Por, kjo gjë nuk qëndron më.

“Ngritja e Kinës si fuqi e re botërore i jep asaj liri më të madhe për të sfiduar sanksionet amerikane”, tha Brew.

Hezitim për të zbatuar sanksionet

Disa analistë thanë se Uashingtoni ka hezituar që të sanksionojë në mënyrë të rreptë sanksionet, ndërkaq të tjerët thanë se sanksionet, në përgjithësi, kanë dështuar.

Duhen burime për zbatimin e kufizimeve, ndërkaq sektorët e rinj do të duhet të sanksionohen që presioni të mbahet në nivel të lartë, tha Itayim nga Argus Media.

“Në të kundërtën, objektivi gjen mënyra për të shmangur sanksionet, ndërkaq në të njëjtën kohë blerësi bëhet më i kënaqur kur sheh se zbatimi i sanksioneve po dështon. Në rastin e Iranit dhe Kinës, mendoj se ne kemi parë pak nga këto dy gjëra”, tha Itayim.

Analistët po ashtu kanë argumentuar se Uashingtoni po heziton që rreptësishtë të zbatojë sanksionet për shkak të rreziqeve që lidhen nga largimi i naftës iraniane nga tregu botëror.

“Përveç ndikimit që një veprim i tillë do të kishte në çmimin e naftës, gjë që ka rëndësi politike dhe ekonomike për [presidentin amerikan, Joe] Biden gjatë këtij viti zgjedhor, një zbatim agresiv do të provokonte edhe Iranin, edhe Kinën, në një kohë kur ShBA-ja po tenton të menaxhojë rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore”, tha Brew.

Zbatimi i dobët i sanksioneve për naftën vlen edhe për Venezuelën dhe Rusinë, tha Itayim, duke theksuar se “ky ka qenë çelësi i mbajtjes së një tavani” të çmimit të naftës.

Muajin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi një paketë të sigurisë që përfshin edhe Aktin e sanksioneve të energjisë Iran-Kinë, që i jep Qeverisë autoritetin për të kufizuar edhe më shumë eksportet e naftës të Iranit.

Por, ekspertët nuk janë të bindur që më shumë sanksione do të kenë ndonjë ndikim.
Hanke tha se çdo masë e re “do t’i bashkohet listës së gjatë të sanksioneve të dështuara perëndimore” ndaj Republikës Islamike.

“Sanksionet janë gjithmonë subjekt i zgjidhjeve që e bëjnë të kotë zbatimin e sanksioneve”, shtoi ai. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Stili i ri patriotik rus: Ideologët e Kremlinit kanë rritur mjekra, dhe zyrtarët femra kanë veshur kokoshnikë

Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri

Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh

Bllokimi i trafikut në urën për në Krime vendos rekord historik

Armenia refuzon të ekstradojë ushtarin që iku nga lufta në Rusi

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rumania dhe Bullgaria pajtohen për të hyrë pjesërisht në Schengen

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Ibrahimi: Komunat në veriore janë anëtare të AKK-së, ato nuk janë tërhequr
Kurti: Fahri Fazliu, përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit
Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë
`E drejta për gjuhën e shenjave`, diskutohen sfidat e personave të shurdhër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?