By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hristijan Mickoski dhe Arben Travari duan Gjykatë Speciale kundër UÇK -së dhe Ali Ahmetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Hristijan Mickoski dhe Arben Travari duan Gjykatë Speciale kundër UÇK -së dhe Ali Ahmetit
Opinion

Hristijan Mickoski dhe Arben Travari duan Gjykatë Speciale kundër UÇK -së dhe Ali Ahmetit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 7:20 PM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet Sh ShALA

Kosova, si model shpërfytyrimi njerëzor, kombëtar dhe moral : Themeluesit dhe udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare sikur edhe të institucioneve kryesore pasi e shpallën pavarësinë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi si dhe bashkëluftëtarët e tyre që u dënuan nga Gjykata Speciale Raciste në Hagë, po mbahen për më shumë se katër vite në burg në një gjykim të padrejtë dhe terrorizues.

Nisma dhe kontributi kryesor ishte nga Serbia që instrumentalizuan përmes korrupsionit një senator zviceran, tash duke kaluar Rrathët e Ferrit të Dantes, pa mundësi të gjejë një rrugë dalëse.

Përveç Rusisë dhe Serbisë, për arrestimin e tyre kontribuuan dhe politikanë antikombëtarë kosovarë që aktualisht qeverisin në Kosovë sikur edhe politikanë të opozitës aktuale përmes dërgimit të dosjeve shpifëse, përgatitjes së dëshmitarëve të mbrojtur dhe pakësimit të mjeteve financiare për sigurimin e një mbrojtjeje profesionale dhe efektive.

Të poshtër, pa asnjë dyshim janë! Ka pasur intervista dhe deklarata publike se si kanë dorëzuar dosje me materiale shpifëse që aspak nuk dallojnë nga ato të Serbisë. U krijua presedani që po përdoret edhe nga vendet tjera përkatësisht nga Maqedonia e Veriut.

Kryeudhëheqësi i komitave të VMRO- së, ndryshe kandidati kryesor për KM të ardhshëm, Hristijan Mickoski, në fushatën zgjedhore, skajshmërisht të helmuar me nacionalizëm dhe shovinizëm antishqiptar kërkoi formimin e një Gjykate Speciale që do ta gjykonte Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, luftën çlirimtare të vitit 2021 dhe udhëheqësin politik dhe ushtarak të kësaj lufte dhe asaj në Kosovë, aktualisht udhëheqës i BDI – së, Ali Ahmeti. Euforia shoviniste u përhapë si rrathët koncentrikë te komitat e VMRO dhe dishepujt e Nikola Gruevskit, por nuk u kundërshtua fare as nga opozita “shqiptare” përkatësisht nga humbësi i zgjedhjeve presidenciale, Arben Travari dhe hije- nat e tij, Bilall Kasëm Erdogani, Afrim Largim Gashi dhe kandidati pa k..e politike dhe kombëtare, Bekim Koqja, këshilltar për aktivitet kundërshqiptar i KM të Kosovës, Albin Zajebnicë Kurti.

VMRO, me urrejtje dhe shovinizëm kundërshqiptar vetëm sa e rritë numrin e votave si dhe siguron rikthimin e Rusisë dhe Serbisë në Maqedoni të Veriut të cilën presidentja e ardhshme Silanovka e quan vetëm Maqedoni, pa mbiemrin e Veriut me shpresë se në këtë Maqedoni do të përfshihet edhe ajo e Epirit ndonëse është pjesë integrale e Greqisë.

Ky farë binomi shovinist, Mickoski- Silanoska është përcaktuar për partner të koalicionit S’VLEN- in që realisht udhëhiqet nga Albin Kurti, me desh të tredhur, Arben Travarin, Afrim Gashin, Bilall Kasëmin dhe Vekim K…n. Ju kujtohet, lexues të nderuar se Arven Travari dha një zotim publik se do të jep dorëheqje nëse i humbë zgjedhjet.

Zotimi publik u transformua në gënjeshtër publike, i humbi zgjedhjet nga Bujar Osmani dhe nuk dha dorëheqje. Prostitucion moral dhe politik.

Albin Kurti duket se i bëri llogaritë gabim; duke përkrahur Travarin, rrëshqiti në batakun shovinist të Mickoskit ! Edhe kombëtar, edhe kundër UÇK – së në prehërin VMRO -së, në emër të bashkimit kombëtar, nuk shkon.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë kaluar Rubikonin e frikës, nuk kthehen prapa dhe nuk i nënshtrohen Mickoskit. Lirinë e kanë paguar me shumë vuajtje, gjak dhe viktima, e dinë peshën e lirisë gjë që nuk mund të thuhet për Arben Travarin, Bekim K…n, Afrim Gashin dhe Bilallin sikur edhe për trutharët e Vetëvendosjes, të dal nga ngjizja kombëtare dhe politike, jugosllave dhe serbe, bijë të milicëve të Serbisë, mbetje të ambasadorëve të Jugosllavisë, pasues të Rankoviqit dhe nostalgjikë të Sllobodan Millosheviqit. Fatosa të Arkanit dhe rekrutë të Kapetan Draganit që sot shiten si analistë të mediave në Kosovë, bashibozukë kundër Shqipërisë dhe mercenarë ideologjikë të Maqedonisë.

Sot në mesin e shqiptarëve mercenarizmi është i theksuar në Luginë të Preshevës me tendencë metastazimi edhe në Maqedoni të Veriut, atje si rrogëtarë të Vuçiqit, në Maqedoni të Veriut si rrogëtarë të Mickoskit. Në të dyja rastet del se skenarin e ka bërë, pa asnjë nevojë apo arsye logjike, KM i Kosovës, Albin Kurti. Sa më parë dhe sa më shpejtë të tërhiqet Albini nga ky batak, do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e tij politik dhe kombëtar nëse ka mbetur diçka nga këto për të shpëtuar !

Le ta harrojnë Mickoski, Travari dhe Koqja Gjykatën Speciale kundër UÇK dhe Ali Ahmetit nëse duan ekzistencën e territorit të quajtur Maqedoni e Veriut. Le të garojë Mickoski se do të bëjë qeveri në kundërshtim me vullnetin dhe votën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke instrumentalizuar disa rrogëtarë të çastit. Votat e vendosin për koalicionin dhe mënyrën e qeverisjes, jo urrejtja dhe shovinizmi, qoftë ai i Shkupit apo i Prishtinës. Le të vendosin me votën e lirë vet shqiptarët e jo përmes dhunimit apo korruptimit të vullnetit të tyre. Maqedonia e Veriut është në udhëkryq, rruga e përparimit drejtë Evropës apo rruga e errësirës drejt Beogradit dhe Moskës ! Ta respektojmë lirinë, vullnetin dhe sovranitetin e tjetrit nëse i duam këto vlera për vete. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë pësuar shumë për të mos i nxjerrin mësimet e duhura. Kam shumë besim se do ta bëjnë gjënë e duhur !

You Might Also Like

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tërhiqet shorti për raundin e parë të kualifikimeve për EURO 2024/25

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Kush janë luftëtarët nga Ballkani Perëndimor në Siri?
Në qershor të këtij viti u kurorëzuan 953 çifte, e 150 të tjerë u shkurorëzun
Vazhdojnë hetimet për avionin e rrëzuar në Rusi, ku besohet se vdiq shefi i Wagnerit
Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 187 aktakuza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?