By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 3:59 PM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë – të njohura si Steadfast Defender – janë dëshmi se aleanca ushtarake perëndimore po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse më 4 maj.

Zëdhënësja Maria Zakharova, hodhi poshtë akuzat e bëra nga NATO-ja gjatë kësaj jave se Rusia është përfshirë në sulme hibride ndaj shteteve anëtare të aleancës, duke thënë se kjo ishte një “dezinformatë” që synon të shpërqendrojë njerëzit nga aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore.

Përmes një deklarate, Zakharova tha se është NATO-ja që është angazhuar në një luftë hibride kundër Rusisë përmes mbështetjes që i jep Ukrainës duke i ofruar armë, inteligjencë dhe para.

“Aktualisht, stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Steadfast Defender, po mbahen afër kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë edhe armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ajo.

“Ne duhet ta pranojmë se NATO-ja seriozisht po përgatitet ‘për një konflikt të mundshëm’ me ne”, shtoi Zakharova.

Raportet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët në dekada pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Kur njoftoi për nisjen e stërvitjeve në janar, NATO tha se 90.000 trupa do të marrin pjesë në to. Gjatë stërvitjeve, sipas NATO-s, do të praktikohet se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në shtetet që janë në kufi me Rusinë dhe ato në krahun lindor të aleancës nëse do të ndodhte një konflikt. Stërvitjet do të zgjasin edhe përgjatë majit.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Kosova Times Kosova Times December 22, 2025
Maqedonci: Turqia partnere të pazëvendësueshme e Kosovës
Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Musaka tradicionale greke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?