Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Media mëson se viktima është Murat Sopi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Mësohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.