By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është shkarkuar Escobar, tregon DASh?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A është shkarkuar Escobar, tregon DASh?
Ballina 2Rajon / Botë

A është shkarkuar Escobar, tregon DASh?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 5:44 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohe.

“Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur digjitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar, ku pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në deklaratën për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASh, i hedh poshtë pretendimet e zotit Xhymshiti “si pretendime të rreme lehtësisht të verifikueshme.”

Në postimet e tij në rrjetin X dhe shkrimet e tij, zoti Xhymshiti pretendon se diplomati amerikan Escobar është larguar nga detyra si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.

Departamenti i Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme.

“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASh.

“Është e papërgjegjshme të botohen gënjeshtra të tilla. Nxisim gazetarët të verifikojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Dezinformimet, thuhet më tej në deklaratë, paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

“Ato helmojnë diskursin shoqëror, thellojnë ndasitë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tonë,” thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi thekson se Departamenti amerikan i Shtetit “fuqimisht mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën për vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, përfundon njoftimi i zëdhënësit të DASh.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sanders i indinjuar nga lëvizja e demokratëve

Kosova Times Kosova Times November 10, 2025
Dhjetë vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
Trepça pëson humbje të thellë nga Ludwigsburg
Hamza në Klinë premton ulje të TVSH-së për energjinë
Rrëfimi i mercenarit te Wagner: “Prigozhin është Satan, ai nuk ka asnjë ide për taktikat ushtarake! Rusia së shpejti do të ketë një udhëheqës të ri…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?