By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë, në shenjë proteste ndaj sulmit kibernetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë, në shenjë proteste ndaj sulmit kibernetik
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë, në shenjë proteste ndaj sulmit kibernetik

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 5:48 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Gjermania tha të hënën se ka thirrur ambasadorin e saj në Rusi për një javë konsultimesh në Berlin, pas një sulmi të dyshuar kibernetik ndaj partisë së kancelarit Olaf Scholz.

Gjermania javën e kaluar akuzoi agjentët ushtarakë rusë për sulm kibernetik në nivelet më të larta të Partisë Social Demokrate të kancelarit Scholz dhe objektiva të tjera të ndjeshme qeveritare dhe industriale. Berlini iu bashkua NATO-s dhe vendeve të tjera evropiane, duke paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja për operacionet e saj të spiunazhit kibernetik.

Zyra e Ministrisë së Jashtme në Berlin tha të hënën se qeveria po e merr “seriozisht” incidentin e fundit dhe se ministrja e Jashtme Annalena Baerbock kishte vendosur të thërriste ambasadorin gjerman në Rusi, Alexander Lambsdorff. Ai do të kthehet në Moskë pas një jave, tha ajo.

“Qeveria gjermane e merr shumë seriozisht këtë ngjarje, duke e cilësuar atë një veprim kundër demokracisë sonë liberale dhe institucioneve që e mbështesin atë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Kathrin Deschauer.

Ministrja Baerbock tha javën e kaluar se operatorët kibernetikë ushtarakë rusë janë përgjegjës për ndërhyrjen në emailet e Social Demokratëve, partia kryesore në koalicionin qeverisës. Zyrtarët thanë se hakerët kishin shfrytëzuar disa dobësi të platformës së emaileve “Microsoft Outlook”.

Ministria e Brendshme gjermane tha përmes një deklarate javën e kaluar se fushata e hakerëve filloi që në mars të vitit 2022, një muaj pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe se ata arritën me sukses të kenë qasje në emailet e selisë së Partisë Social Demokrate që nga dhjetor i vitit të kaluar. Në deklaratën e ministrisë së jashtme thuhet se kompanitë gjermane, përfshirë ato në sektorët e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, si dhe objektivat që lidhen me luftën në Ukrainë ishin në shënjestër të hakerëve.

Zyrtarët thanë se sulmet kibernetike vazhduan për muaj të tërë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë kanë qenë të tensionuara që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës. Gjermania ka ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Jugut përdor laser, kundër dronëve nga veriu

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Shqipëri: 11 urdhërarreste të tjera për aferën e impiantit të mbetjeve
Rama: 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht
Në Finlandë, një kalim i përkohshëm mbi rrugën u shemb. 24 persona kanë mbetur të plagosur, shumica fëmijë.
Sirena sulmesh raketore ruse në gjithë Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?