By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 11:30 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bazuar në statistikat e Policisë nga 86 vrasje se janë kryer nga viti 2021 deri më vitin 2024, 81 prej viktimave ishin shqiptarë, tre serbë e dy të etnive tjera. 

Ai ka thënë se të dyshuar serbë janë arrestuar për vrasjen e tre serbëve, dy në Mitrovicë të Veriut e një në Graçanicë.

Kurti ka theksuar se Serbia po vazhdon me propagandën për dhunën ndaj serbëve në Kosovë, porse të gjithë sipas tij e dinë se ajo thjeshtë është propagandë dhe se faktet flasin të kundërtën.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri më ’24, në Kosovë ka gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë e dy të etnive tjera. 3 serbët u vranë në vitin ’22; dy në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Ka vetëm serbë të dyshuar për tri vrasjet. Në Mitrovicën e Veriut një serb dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij. Në Graçanicë, një serb dyshohet se ka vrarë vëllain e tij. Rasti në Banjska është i veçantë ku tre pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me policinë pas vrasjes së zyrtarit policor Afrim Bunjaku më 24 shtator.  Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di se: propaganda serbe për dhunën kundër serbëve është – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Ai ka thënë se u ka kërkuar të hënën ambasadorëve të QUINT-it të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

“Përpara takimit të nesërm për agjendën e Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, SHBA-së dhe BE-së dhe kujtova se juristë të shquar, raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare, të gjithë kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës. Me 131 me 29 në favor, PACE rekomandoi që Kosova të pranohet në KiE pa parakushte të mëtejshme. Përderisa autokracitë synojnë vlerat demokratike në Evropës, u kërkova atyre që të qëndrojnë pranë arritjeve demokratike të Kosovës dhe të mbështesin ofertën tonë për anëtarësimin në KiE. Kjo është një mundësi historike. Theksova se vitin e kaluar më 26 tetor në Bruksel, Serbia refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë në një pako që do të mundësonte zbatimin e plotë të saj, duke përfshirë edhe nenin 7 në lidhje me nenin 10. Çështjet që kanë të bëjnë me dialogun duhet të trajtohen në Bruksel”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit

Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri në 1 orë pritje

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e “Luftës së Ftohtë” mes Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times Kosova Times June 2, 2024
Haradinaj: ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës
Vdes gjenerali i UÇK-së e FSK-së, Imri Ilazi
Ministria e Arsimit ndërprenë kontratën për ndërtimin e shkollës në Kamenicë
AKP kërkon hetim të plotë të tjetërsimit të pronës së RTP-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?