By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tragjedia e familjes Arrazi, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tragjedia e familjes Arrazi, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna
Ballina 2Rajon / Botë

Tragjedia e familjes Arrazi, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 2:35 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Qyteti i Shkodrës do të duhej të festonte sot ditën e luleve, por ky 6 maj u zëvendësua nga morti, në vend të festës. 9-vjeçarja Ergesa Arrazi u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa ende vijojnë kërkimet në lumin Buna për trupat e nënës së saj, motrës 8 vjeçe dhe vëllait 3 vjeç.

Në kujtim të tyre, qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule nga ura e vjetër e lumit Buna, ndërsa zv.kryetarja e bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza i ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë rastet e dhunës.

“Jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në Shkodër është bërë traditë që të festohet 6 maji me fëmijë, lule, këngë e recitime, por sot e i mungonte diçka shpirtërore këtij gëzimi. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur 3 trupa. E kemi Eriseldën të gjetur pa jetë e cila sot përcillet për në banesën e fundit dhe ndihem shumë e trishtuar. Lutem që Eriselda të pushojë në paqe dhe nëna me dy fëmijët e tjerë të gjendjen dhe ne të mos kemi më të tilla ngjarje.

Dhuna po përsëritet rëndomë duke na marrë jetë e duke na plagosur zemrat, sidomos ne grave. I bëj thirrje të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve që shohin dhunës mes prindërve, mos heshtni, jo kur është vonë. Nuk mjafton t’i qani  e kujtoni, duhet të ndërhymë dhe të ankohemi në instancat e caktuara”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku, Benet Beci njoftoi edhe anulimin e koncertit të mbrëmjes që do të mbahej në sheshin para bashkisë.

“Duke falënderuar qytetarët që iu bashkuan nismës së Bashkia Shkodër , dua t’ju njoftoj se në bashkëpunim me organizatën realizuese të Festës së Luleve, vendosëm ta anulojmë koncertin e mbrëmjes në sheshin para Bashkisë. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!”, shkruan në Facebook Beci.

Trupi i pajetë e 9-vjeçares u gjet ditën e djeshme në lumin Buna, teksa dyshohet se janë vetëmbytur edhe nëna e saj, 39-vjeçarja Alma Arrazi sëbashku me 2 fëmijët e tjerë. Paraprakisht dyshohet se dhuna në familje është bërë shkak për ndërmarrjen e një akti të tillë tragjik, megjithatë ka ende paqartësi lidhur me këtë ngjarje.

Policia ka vënë në pranga bashkëshortin e 39-vjeçares, Ergus Arrazin. Ky i fundit ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

IHR: Të paktën 201 të vdekur gjatë protestave në Iran

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
DASh: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
Trump shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe zhvendosjen e tyre në Evropën Lindore
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”
A ka ndonje gjurme ruse ne Qeveri?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?