By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Antikorrupsioni e sundimi i ligjit, Rama propozon cikël të ri reformash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Antikorrupsioni e sundimi i ligjit, Rama propozon cikël të ri reformash
Ballina 2Rajon / Botë

Antikorrupsioni e sundimi i ligjit, Rama propozon cikël të ri reformash

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 7:18 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Një projekt rezolutë e paraqitur prej tyre parashikon ngritjen e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Por kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi propozimin një retorikë boshe

Kryeministri Rama foli sot gati dy orë në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, së cilës i ishin bashkuar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, duke vënë theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjeejeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.

Zoti Rama u ndal gjatë, në tezën e përsëritur prej tij, se është falë reformës në Drejtësi, që sot përpara saj po shkojnë zyrtarë të lartë, përfshirë dhe ish ministra e drejtues lokalë, përfaqësues të partisë së tij.

Duke ritheksuar mbështetjen për punën e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, dhe faktin se përgjegjësia e gjithkujt që kryen shkelje është individuale, zoti Rama theksoi se SPAK-u nuk duhet të mbetet si ishulli vetëm ku ndihet fuqia e drejtësisë, por “drita e sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes ku prokuroritë dhe gjykatat e pashkëputur akoma nga errësira e tunelit të së shkuarës, ku institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni dhe ku lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një luftë e organeve të drejtësisë, është pikërisht shtetbërja e plotë demokratike e Shqipërisë, përmes thellimit të reformave në funksion të mirëqeverisjes, anti korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.

Socialistët propozojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për të analizuar situatën dhe për të hartuar një Plan kombëtar veprimi, me kohështrirje afatgjatë, i cili të rekomandojë edhe ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale. Komisioni, ngjashëm me atë të Reformës në Drejtësi, gati 10 vite më parë, do të duhet të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Kryeministri Rama pati një thirrje të drejtpërdrejtë për opozitën që së bashku, të krijojnë një hapësirë jashtë territorit të luftës politike “për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtet bërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë”

Reagimi i parë erdhi menjëherë pas mbylljes së fjalës së zotit Rama, nga kreu i Partisë demokratike zyrtare Lulzim Basha: “Dy orë retorikë, dy orë fukarallëk politik, për të mbuluar me shoshë të vërtetën, për të justifikuar të pajustifikueshmen, në një përpjekje kaq hipokrite që duket haptas që nuk e beson as vetë e as ata që e rrethojnë”.

Sipas zotit Basha “nëse ka, sado pak sinqeritet në nismën e kryeministrit”, atëherë sipas tij, shumica socialiste do të duhet fillimisht të pranojë propozimet e partisë së tij për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe miratimin e propozimeve për më shumë mbështetje ndaj SPAK-ut.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dëshmitar i rrëzimit të avionit në Kore: Pashë një shkëndijë dhe më pas dëgjova një shpërthim

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
`Jam mysliman`, promovohet libri i ri i autorit Ben Blushi
Ahmeti: Pavarësia e Kosovës ishte një ëndërr e cila është bërë realitet
Nisma vazhdon fushatën në Obiliq
Maqedonci: Kosova përkrah Britanisë vazhdon trajnimin e rekrutëve ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?