By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit
November 1, 2025
Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.
November 1, 2025
Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri
November 1, 2025
Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët
November 1, 2025
SPERTK paralajmëron protestë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disidenti rus Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e tij nga burgu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Disidenti rus Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e tij nga burgu
Ballina 2Rajon / Botë

Disidenti rus Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e tij nga burgu

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 11:04 AM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Disidenti dhe gazetari i burgosur rus, Vladimir Kara-Murza, u nderua me çmimin Pulitzer për artikujt e tij që u botuan në Washington Post.

Kara-Murza “fitoi për rubrikat pasionante të shkruara në rrezik të madh personal nga qelia e tij e burgut, duke paralajmëruar për pasojat e mospajtimit në Rusinë e Vladimir Putinit dhe duke këmbëngulur për një të ardhme demokratike për vendin e tij”, tha Komiteti Pulitzer në një deklaratë më 6 maj.

Kara-Murza aktualisht është duke vuajtur një dënim me 25 vjet – më i gjati me burgim që i është dhënë një kundërshtari të Kremlinit në Rusinë post-sovjetike, për diskreditim të ushtrisë ruse dhe tradhti pas komenteve që ai bëri në fjalimet jashtë Rusisë duke kritikuar politikat e Moskës.

Kara-Murza, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, u arrestua fillimisht në prill të vitit 2022 pasi u kthye në Rusi nga jashtë dhe u akuzua për mosbindje ndaj një oficeri policie.

Ai u akuzua më vonë për diskreditimin e ushtrisë ruse, një akuzë që rrjedh nga agresioni i plotë i Rusisë në vitin 2022 kundër Ukrainës dhe një shtytje e Kremlinit për të zhdukur kritikat për këtë temë.

Ai u akuzua më vonë për tradhti, për komentet që ai bëri në fjalimet jashtë Rusisë që kritikonin politikat e Kremlinit.

Në prill të vitit të kaluar, Kara-Murza u shpall fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua me 25 vjet burg.

Ligjvënësit evropianë miratuan më 25 prill një rezolutë që bënë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.

Rezoluta e miratuar më 25 prill është pjesë e një mocioni të përbashkët në PE që dënon zgjedhjet “jodemokratike” presidenciale të mbajtura në Rusi dhe “zgjerimin e paligjshëm” të zgjedhjeve në territoret brenda Ukrainës që Moska ka aneksuar paligjshëm.

Rezoluta bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte, por edhe kompensimin e të gjithë të burgosurve politikë…. për lirimin e gazetarëve të arrestuar padrejtësisht, përfshirë Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich, dhe familjet e tyre, për rivendosjen e lirisë së shprehjes dhe tubimit në Rusi dhe rritjen e kontrollit ndërkombëtar dhe monitorimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi”.

Në rezolutë po ashtu përmenden Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov, Ksenia Fadeeva, Ivan Safronov dhe Ilya Yashin, të cilët, PE-ja tha se janë të burgosur politikë dhe duhet të lirohen.

You Might Also Like

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Zbarkim i përgjakshëm: Komandot ukrainase zbarkojnë në Pokrovsk me Black Hawk, rusët u bejne pritë

Avokati ukrainas i mobilizuar kaloi barrierat kufitare me makinë dhe iku në Hungari

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Marsh në Prishtinë në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova Times Kosova Times April 14, 2023
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar
Gjermani: Treni godet për vdekje dy mërgimtarë nga Kosova
Kamberi reagon ashpër: Demo Berisha nuk i përfaqëson shqiptarët
Biden kërcënon të shkatërrojë Korenë e Veriut nëse sulmet bërthamore ndaj Koresë së Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?