By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së
Ballina 1Shëndetësi

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 5:15 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Nënshkruhen në 7:00 të mëngjesit, kur nis punën ndërrimi i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe rikthehen për t’u nënshkruar sërish në orën 14:00, kur e përfundon orarin.

Kjo është “puna” që bëjnë dy toksikologët e QKUK-së, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, për më shumë se tre vjet.

Të vetmit specialistë në toksikologji brenda QKUK-së, ata pranojnë se nuk e ushtrojnë funksionin e tyre, por thonë se nuk kanë kushte.

Klinika e Biokimisë, ku janë të punësuar, nuk ka laborator të veçantë për trajtimin e rasteve toksikologjike.

“Nuk kemi zyrë, nuk kemi kompjuterë dhe laboratori mungon në tërësi. Në mungesë të këtyre [gjërave], është e pamundur të zhvillohet puna e specialistit të toksikologjisë”, thotë Islami për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm pohon edhe kolegu i tij, Bajraktari, dhe shton se kërkon mbështetje nga menaxhmenti për të funksionalizuar shërbimin e toksikologjisë.

Udhëheqësit e Klinikës së Biokimisë thonë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – me të cilin dy toksikologët kanë nënshkruar kontratë – është i njoftuar me mosangazhimin e tyre.

Çfarë është toksikologjia?

Toksikologjia është një fushë e mjekësisë e dedikuar për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve të helmuar.

Ajo përfshin efektet negative të medikamenteve, të agjentëve biologjikë dhe të toksinave të ndryshme në shëndetin e njeriut.

“Dy kolegët nuk kontribuojnë asgjë, veç vijnë dhe nënshkruhen”, thotë drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Islami dhe Bajrakari kanë nënshkruar kontratë pune me SHSKUK-në në mars të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë marrin pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj.

“Ata duhet të angazhohen diku, që ta arsyetojnë pagën, [sepse] kjo është zhvatje klasike e buxhetit. Ma merr mendja që edhe ata vetë nuk e ndiejnë veten mirë. Marrin pagë sikur kolegët që punojnë me orë të tëra e me fluks të madh [pacientësh]”, thotë Veseli.

Ai shton se, nëse Biokimia nuk ka kushte tash për tash, janë klinikat e tjera, si ajo e Gastroenterologjisë, Psikiatrisë apo Emergjente, që kanë nevojë për toksikologë.

Veseli thotë se ShSKUK-ja është njoftuar për gjendjen në fillim të këtij viti.

Në emailin e dërguar prej tij, të cilin e pa REL-i, shkruante:

“Ky veprim [i toksikologëve] është zhvatje e buxhetit tonë dhe krijon pakënaqësi te kolegët. Andaj, kërkojmë që ata të risistemohen”.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, thotë se “do të veprojë duke u bazuar në ligjet në fuqi”.

Ai ka marrë detyrën më shumë se një vit më parë dhe thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Azizi thekson se, në kuadër të planit të punës për këtë vit, është ndarë buxheti për ndërtimin e laboratorit të toksikologjisë – për herë të parë në Kosovë.

“Deri kur të bëhet gati ky laborator, ata specialistë do të caktohen në detyra të tjera. Ne do ta analizojmë këtë çështje me personat kompetentë dhe do të veprojmë konform bazës ligjore në fuqi”, thotë Azizi, pa dhënë ndonjë afat kohor apo detaj tjetër.

Radio Evropa e Lirë bisedoi edhe me ish-drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai tha se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”.

“Sigurisht që ka pasur kërkesa prej institucioneve për t’u pranuar dhe, me sa më kujtohet, ka qenë çështja për sistemimin e tyre për emergjencë… A kanë punuar apo a punojnë tash… nuk e di. Ata duhet t’i raportojnë dikujt”, tha Krasniqi, pa specifikuar se për cilat institucione e ka fjalën.

“Jam pranuar me meritë”

Bajraktari thotë se në pozitën e specialistit të toksikologjisë është pranuar në mënyrë meritore, pasi ka aplikuar në konkurs publik.

Në kontratë thotë se vendi i punës i është caktuar në Klinikën e Biokimisë.

Ai thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga udhëheqja e QKUK-së “detyra dhe përgjegjësi shtesë”.

“Marrë parasysh se shërbimi i toksikologjisë nuk ka qenë i themeluar dhe nuk ka pasur kushte të ushtrimit të profesionit – në kuptim të analizimit të mostrave për teste toksikologjike – sigurisht se kemi hasur në vështirësi”, thotë Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

“Por, gjatë kësaj periudhe, jam angazhuar maksimalisht në definimin e procesit që ka të bëjë me themelimin e shërbimit toksikologjik në QKUK – në mënyrë që ky shërbim të funksionalizohet sa më parë – duke analizuar dhe përgatitur akte dhe udhëzime që kanë të bëjnë me shërbimin e toksikologjisë”, shton ai.

Kolegia e tij, Fitore Komoni, e cila udhëheq Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, thotë se nuk e di që ky institucion ka toksikologë.

“Klinika e Gastroenterologjisë ka mjaft nevojë për toksikologë, në mënyrë që të vlerësohet shkalla e toksicitetit dhe problematikat tjera te pacientët. Në mungesë të tyre, ne bëjmë ekzaminime të tjera dhe e bëjmë vetë vlerësimin e situatës”, thotë Komoni për Radion Evropa e Lirë.

Në Klinikën e Emergjencës thonë, po ashtu, se përpiqen t’i trajtojnë vetë rastet që kanë probleme toksikologjike.

Sipas tyre, brenda dhjetë ditësh në këtë klinikë paraqiten mesatarisht tri raste të tilla.

Derisa këta dy specialistë kanë punë, por s’e ushtrojnë funksionin, QKUK-ja ka mungesa të disa specialistëve të tjerë – sidomos të anesteziologëve – të cilat shpesh bëjnë që pacientët të mbeten në lista të gjata pritjesh.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.

Sipas kësaj ode, të larguarit – që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian – ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.

Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.

Përveç stafit, sfida në QKUK shkaktojnë shpesh edhe aparaturat për diagnostikim që nuk punojnë, ose nuk shfrytëzohen, apo barnat që mungojnë, apo keqmenaxhohen.

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fitojmë Premierligë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Gjykata e Slantsy arrestoi dy të dyshuar për shitjen e metanolit në vodka
Zana e qilimave – artizania që çon traditën nëpër botë
Pothuajse 60 priftërinj iu nënshtruan represionit nga Kisha Ortodokse Ruse dhe forcat ruse të sigurisë për pozicionin e tyre kundër luftës
Gucati thotë se po dorëzojnë dokumente në 22 ambasada, kundërshtojnë Hagën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?