By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi
January 31, 2026
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare
January 31, 2026
Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin
January 31, 2026
Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut
January 31, 2026
Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta e gjashtë kundër Erion Veliajt, mjete shpërthyese drejt bashkisë së Tiranës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protesta e gjashtë kundër Erion Veliajt, mjete shpërthyese drejt bashkisë së Tiranës
Ballina 2Rajon / Botë

Protesta e gjashtë kundër Erion Veliajt, mjete shpërthyese drejt bashkisë së Tiranës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 9:14 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit nga SPAK-u të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve nën dyshimet për aferat korruptive.

Kjo është protesta e gjashtë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku morën pjesë protestues dhe deputetë opozitarë, si dhe anëtarë të këshillit bashkiak të kryeqytetit nga opozita.

Disa prej protestuesve hodhën mbi dyert dhe muret e bashkisë shishe me lëndë djegëse dhe sende të tjera, ngjashëm me protesta të mëparshme.

View this post on Instagram

A post shared by Zëri i Amerikës (@zeriamerikes)

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në dhjetor drejtorin e punëve publike në bashki, Taulant Tusha, për çështjen e inceneratorit, ndërsa në mars arrestoi ish drejtuesin e IMT-së, Maringlen Qato, dhe ish drejtuesin e UKT-së, Redi Molla, lidhur me aferën nën hetim të Shoqërisë ‘5D Construksion’.

Sipas SPAK-ut kjo shoqëri ka fituar një seri tenderësh dhe prokurimesh nga agjencitë në varësi të bashkisë dhe nga Ujësjellësi i kryeqytetit në mënyrë të parregullt përmes favorizimeve dhe privilegjeve të padrejta.

Kryebashkiaku Veliaj u thirr nga SPAK-u një javë më parë, si person që ka dijeni për çështjen, në vazhdën e hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Opozita e cilëson atë si person kyç në rastin e inceneratorit të Tiranës dhe e ka vendosur në qendër të akuzave.

Zoti Veliaj është distancuar nga ndihmësit e tij të arrestuar, duke theksuar se përgjegjësitë para drejtësisë janë personale dhe se ai nuk ka firmosur asnjë dokument, që ka shkaktuar shpërdorim të fondeve publike.

You Might Also Like

Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi

Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Supë franceze me qepë: receta dhe historia e pjatës ikonike

Kosova Times Kosova Times December 7, 2025
Forcat ruse janë në kërkim të një ushtaraku që qëlloi gjashtë kolegë në “DPR”
Bislimi: Skema e profesionistëve të rinj transformoi administratën publike
Media zvicerane: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes
Diplomati i parë i Luginës në diplomacinë e Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?