By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dënon rritjen e antisemitizmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden dënon rritjen e antisemitizmit
Rajon / Botë

Biden dënon rritjen e antisemitizmit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 9:26 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden dënoi “rritjen e theksuar” të antisemitizmit, gjatë një fjalimi të martën me rastin e përvjetorit të Holokaustit, që përkoi edhe me shtatë mujorin e fillimit të konfliktit në Rripin e Gazës.

“Kjo urrejtje vazhdon të qëndrojë thellë në zemrat e shumë njerëzve në botë”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi në ceremoninë vjetore “Ditët e Kujtesës”, të organizuar nga Muzeu i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Ai e mbajti fjalimin në ndërtesën Kongresit amerikan përpara një grupi ligjvënësish dhe disa të mbijetuarve të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilën nazistët vranë në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj.

Në fjalimin e tij, Presidenti Biden u përpoq ta lidhte atë ngjarje me sulmin befasues të grupit militant palestinez të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin u vranë rreth 1200 civilë izraelitë. Sulmi shkaktoi një konflikt mes Hamasit dhe Izraelit, që deri më tani ka shkaktuar vrasjen e mbi 34 mijë palestinezëve.

“Kemi parë një rritje të pakontrolluar të antisemitizmit në Amerikë dhe në mbarë botën që nga sulmi i tetorit”, tha zoti Biden. “Jemi këtu, jo 75 vjet më vonë, por vetëm shtatë muaj e gjysmë pas një sulmi ndaj hebrenjve, dhe njerëzit tashmë po harrojnë terrorin që ka kryer Hamasi.”

Presidenti Biden e siguroi komunitetin hebre duke thënë se: “Ju jeni pjesë e komunitetit tonë. Keni qenë dhe gjithmonë do të jeni pjesë e tij. Angazhimi im për sigurinë e popullit hebre, sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre është i hekurt, edhe në raste kur nuk jam dakord me veprimet e udhëheqjes së tij.”

Amy Spitalnick, drejtore ekzekutive e Këshillit Hebre për Çështjet Publike, përshëndeti fjalimin e Presidentit Biden dhe tha përmes një deklarate se antisemitizmi është problem i të gjithëve, jo vetëm i hebrenjve.

“Përhapja e teorive konspirative dhe urrejtjes antisemite kërcënojnë të minojnë sigurinë e secilit amerikan, normat dhe vlerat tona thelbësore demokratike”, tha zonja Spitalnick. “Jemi mirënjohës për udhëheqjen e qartë morale të Presidentit Biden, i cili po përballet me këtë kërcënim, përfshirë edhe strategjinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara kundër antisemitizmit.”

“Ne i bëjmë thirrje Kongresit të hedhë për votim projektligjin Kundër Antisemitizmit, të mbështesë zbatimin e fuqishëm të strategjisë kombëtare dhe të rrisë ndjeshëm fondet për Zyrën e të Drejtave Civile të Departamentit amerikan të Arsimit, për të hetuar plotësisht veprimet e antisemitizmit dhe shkeljen e ligjit për të drejtat civile në universitete. Ka ardhur koha për ta bërë ta qartë se shoqëritë e drejta dhe gjithëpërfshirëse janë ato në të cilat hebrenjtë dhe të gjitha komunitetet janë të sigurta dhe të lira.”

Përhapja e protestave pro-palestineze në universitete dhe kolegje amerikane ka ngritur pikëpyetje mbi çështjen nëse kritikat ndaj shtetit hebre, që po vazhdon sulmet në Gazë, duhet të konsiderohen shprehje antisemite.

“Është krejtësisht në rregull të kundërshtohen politikat e një shteti”, tha studiuesja Mirette Mabrouk nga Instituti i Lindjes së Mesme. “Nuk është kurrë në rregull të jesh fanatik. Pra, kur shteti i Izraelit i ngatërron këto dy çështje, ai ngatërron identitetin hebre me politikat e shtetit të Izraelit, duke e bërë shumë më të vështirë për njerëzit që të kundërshtojnë politikat e Izraelit, sepse njerëzit nuk duan të portretizohen si antisemitë.”

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, se cili është qëndrimi i administratës së Presidentit Biden për këtë.

“Është shumë e qartë. Antisemitizmi shfaqet në mënyrën më të urryer dhe më të neveritshme. Antisemitizmi është thjeshtë gjuhë urrejtjeje. Unë nuk dua të merrem me shembuj të antisemitizmit.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Eurodeputetët po i kërkojnë Komisionit Evropian një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet

Kosova Times Kosova Times February 1, 2024
Një burrë në SHBA kërcënoi me vdekje Kamala Harris. “Unë dua që ju të vdisni në agoni”
6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025
Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?