By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në
Ballina 1Lajme

Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 5:02 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një bisede me gazetarë, Escobar tha se çështja e Asociacionit dhe e disa çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetin serb, që nuk janë përmbushur, kanë qenë kërkesa të vazhdueshme.

“Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës”, tha Escobar më 8 maj.

Ai tha se ShBA-ja nuk ka votë në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara “dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”.

“Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë aleatët e saj evropianë dhe të punojë me aleatët evropianë, teksa ne forcojmë kandidaturën e Kosovën në të gjitha strukturat euroatlantike”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më herët gjatë 8 majit se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

I pyetur nëse çështja e Asociacionit dhe Këshillit të Evropës janë çështje të lidhura, Escobar tha se “janë shumë të lidhura”.

“Mendoj se janë shumë të lidhura. Së pari, Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka bërë zotim të qartë për trajtimin e minoriteteve dhe kjo përfshin edhe Asociacionin. Ky është një zotim i kamotshëm që është i shkruar edhe në Planin e Ahtisaarit, është i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit”, tha Escobar.

“Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë pse Kosova nuk e përmbushë obligimin e saj ligjor dhe nuk ka sinjalizuar se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit [të Kosovës në KiE] vetëm do të kishte më shumë vonesa [për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin] dhe këtë gjë e besojnë disa”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk kishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.

BE-ja dhe ShBA-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin. Vitin e kaluar, bashkësia ndërkombëtare i paraqiti Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin.

Palët fillimisht e pranuan draft-statutin, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Gjatë kësaj bisede virtuale me gazetarë, Escobar, që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij. Ai tha se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sepse vërtetë kam besuar që deri në fund të këtij viti ne do të kishim më shumë përparim në Marrëveshjen e Ohrit, se do të kishim zbatim të plotë të disa kërkesave për Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe që do të ishim në gjendje ta sillnim Kosovën më afër integrimit evropian përmes Partneritetit për Paqe dhe kandidaturës për BE.

Ai fajësoi Kosovën dhe Serbinë për dështim të përmbushjes së zotimeve të tyre që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të saj, që palët arritën vitin e kaluar.

Escobar tha se ende shpreson që kjo mund të arrihet përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim, që ai e cilësoi “historike”.

Marrëveshja prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Diplomati amerikan tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndodhet në Uashington. Temat kyçe, sipas tij, do të jenë strategjitë se si të lëvizet përpara me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, zhvillojnë negociata për normalizim që nga viti 2011. Procesi mbështetet nga Uashingtoni dhe ndërmjetësit kanë thënë se qëllimi i dialogut është që palët të arrijnë normalizimin e plotë të raporteve.

Escobar tha se ka menduar që një marrëveshja për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte dashur të ishte aq e vështirë që të zbatohej.

Kosova, sipas tij, do të përfitonte njohje të reja, Partneritetin për Paqe, kandidaturën për BE, dialog për partneritet dypalësh strategjik me ShBA-në dhe një konferencë donatorësh. Për Serbinë, po ashtu si përfitim do të ishte organizimi i një konference donatorësh, zgjidhje më e shpejt për Kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në BE, që do t’i mundësonte Serbisë ta mbyllte këtë kapitull dhe investime shtesë për të dyja palët.

Në këmbim të këtyre përfitimeve, Escobar tha se shtetet do të duhej të pranonin që të punonin së bashku për t’ia përmirësuar jetën shtetasve serbë në Kosovë shumë më të mirë.

Gjatë bisedës me gazetarë, Escobar u pyet edhe për vizitën që po zhvillon presidenti kinez, Xi Jinping, në Serbi. Ai tha se koha e kësaj vizite u zgjodh për “të rritur tensionet mes Serbisë dhe pjesës tjetër të komunitetit perëndimor”.

Vizita përkon me përvjetorin e bombardimit të Ambasadës kineze në Beograd nga NATO-ja. Aleanca ushtarake perëndimore ka thënë se gabimisht kishte bombarduar ambasadën më 1999.

Ndërkaq, diplomati evropian u shpreh optimist për rrugën evropiane të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Escobar tha se beson që anëtari më i ri i BE-së do të jetë Mali i Zi.

You Might Also Like

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren

Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale

Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina, e dërguam në Prokurori

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Kurti: Vuçiqi po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013
Vdekje e dyshimtë në Obiliq
Caktohen grupet për Botërorin e Klubeve të FIFA-s
Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re lundruese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?