By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se e ka rihapur një pikëkalim kyç në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli thotë se e ka rihapur një pikëkalim kyç në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli thotë se e ka rihapur një pikëkalim kyç në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 2:41 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha të mërkurën se e ka rihapur pikëkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës, i cili është terminal i rëndësishëm për futjen e ndihmave humanitare, disa ditë pasi e kishte mbyllur pas një sulmi raketor nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – që vrau katër ushtarë izraelitë në afërsi.

Por, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka thënë se ende nuk janë dërguar ndihma përmes këtij pikëkalimi dhe se nuk ndodhet askush në anën palestineze të tij për t’i pranuar ato.

Punëtorët kanë ikur nga kjo pjesë gjatë një sulmi tokësor nga një brigadë izraelite e tankeve të martën, e cila e mori në kontroll pikëkalimin në afërsi, Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, i cili vazhdon të jetë i mbyllur.

Sulmi i kufizuar tokësor nuk përbën fillimin e pushtimit të qytetit Rafah, gjë që Izraeli është zotuar vazhdimisht se do ta bëjë.

Por, mbyllja e vazhdueshme e dy pikëkalimeve kryesore kufitare mund ta thellojnë krizën humanitare në Gazë, ku OKB-ja thotë se një “uri absolute” ka filluar të ndodhë në veri të enklavës.

Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli është afër të vendosë për ta filluar pushtimin e plotë të Rafahut.

SHBA-ja është e shqetësuar për fatin e rreth 1.3 milion palestinezëve të mbledhur në Rafah, shumica e të cilëve kanë ikur nga luftimeve në pjesët e tjera të enklavës.

Izraeli thotë se Rafah është bastioni i fundit i Hamasit dhe një pushtim i plotë i tij është i nevojshëm për ta rrënuar këtë grup.

Pikëkalimi Rafah ka qenë jetik për furnizim me ndihma humanitare prej se filloi lufta, dhe është vendi i vetëm nga i cili njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin. Kerem Shalom është terminali kryesor i mallrave i Gazës.

Izraeli tani i ka në dorë të gjitha pikëkalimet e Gazës për herë të parë prej se i tërhoqi trupat nga ky territor gati dy dekada më parë, megjithëse e ka mbajtur një bllokadë mbi Gazën në bashkëpunim me Egjiptin pothuajse gjatë gjithë kësaj kohe.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

A duhet të jenë sekret ushtarak llojet e armatimit?

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Guvernatori i rajonit të Kurskut pranoi një përparim të madh nga forcat ukrainase
Persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturina në rrugën Gjonaj-Romajë
Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 milionë eurove
Çfarë shuplake Putinit në Astana: Presidenti i Taxhikistanit ia përplas çdo gjë në fytyrë – “Vladimir Vladimirovich, nuk jemi 100-200 milionë, por…” (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?