By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xi dhe Vuçiq zotohen se do të punojnë për “të ardhmen e përbashkët”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Xi dhe Vuçiq zotohen se do të punojnë për “të ardhmen e përbashkët”
Ballina 2Rajon / Botë

Xi dhe Vuçiq zotohen se do të punojnë për “të ardhmen e përbashkët”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 1:51 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

“Miqësi e ndërsjellë prej çeliku” mes Kinës dhe Serbisë. Ky ishte mesazhi kryesor që presidentët e dy vendeve, Xi Jinping dhe Aleksandar Vuçiq, dhanë në Beograd, më 8 maj.

Dy vendet do ta ngrenë bashkëpunimin e tyre “nga niveli i partneritetit strategjik në nivelin e një të ardhmeje të përbashkët”, thanë ata.

“Ne do të punojmë së bashku me Serbinë për t’i mbrojtur interesat tona themelore dhe afatgjate”, tha Xi gjatë takimit të të dyja delegacioneve.

“Miqësia prej çeliku e dy vendeve tona vetëm se është forcuar edhe në këtë dinamikë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Xi arriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit dhe, përveç takimit me Vuçiqin, ai do të dëshmojë edhe nënshkrimin e më shumë se 30 marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe të kontratave tregtare.

Para Pallatit të Serbisë, atë e pritën mijëra qytetarë, që valëvitnin flamuj kinezë dhe serbë dhe brohorisnin “Serbia dhe Kina”.

Vuçiq i falënderoi ata që, siç tha, erdhën për të përshëndetur “mikun e çeliktë të Serbisë”.

Ai tha se Kina ka qenë me Serbinë “në momentet më të vështira” të saj.

“Ashtu siç i kemi ne qëndrimet e qarta për çështjen e integritetit të Kinës, se Tajvani është Kinë, ashtu edhe ata e mbështesin territorin e Serbisë, pa asnjë rezervë”, tha Vuçiq.

Kina mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Serbia, në anën tjetër, e mbështet “politikën e një Kine”, sipas së cilës, ishulli i Tajvanit, i cili e konsideron veten shtet sovran, është pjesë e territorit kinez.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përshëndesin qytetarët e mbledhur para Pallatit të Serbisë, 8 maj 2024.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përshëndesin qytetarët e mbledhur para Pallatit të Serbisë, 8 maj 2024.

Një kapitull i ri në marrëdhënie

Në fillim të takimit të delegacioneve të Serbisë dhe Kinës, Vuçiq tha se dy vendet kanë “marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha sferat e jetës shoqërore”.

“Si një vend i vogël, kur kemi probleme për shkak të presioneve me të cilat përballemi nga anë të ndryshme, për shkak të politikës së pavarur që udhëheqim, ne i telefonojmë miqtë tanë kinezë, juve president Xi dhe ju kërkojmë ndihmë”, tha Vuçiq.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, “Serbia është mike besnike e Kinës”.

“Kur dikush na pyet për çështjet në Kinë, rreth Tajvanit, Ksinjiangut, Hong Kongut… përgjigjet tona janë shumë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe në përputhje me parimet e politikës kineze dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Kështu ka qenë, kështu do të jetë”, tha presidenti serb.

Deri më tani, Serbia nuk i është bashkuar asnjë deklarate ndërkombëtare kundër Kinës, edhe pse Pekini zyrtar është në shënjestër të kritikave për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe përballet me akuza për shtypjen e ujgurëve – një pakicë myslimane që jeton në provincën Ksinjiang.

Vuçiq tha se marrëveshja e partneritetit strategjik me Kinën, nga viti 2016, kontribuoi ndjeshëm në përparimin ekonomik të Serbisë.

“Falë bashkëpunimit industrial dhe bashkëpunimit në zhvillimin e infrastrukturës, vendi ynë është ngritur dhe është rindërtuar”, tha ai.

Xi, në anën tjetër, tha se miqësia mes Serbisë dhe Kinës është “reciproke dhe e sinqertë”.

“Ka një ndjenjë të fortë miqësie mes dy vendeve tona – kjo më la një përshtypje jashtëzakonisht të thellë. Pritja që bëtë, tregon se marrëdhëniet tona janë në një nivel të lartë”, tha Xi.

Ai shtoi se gjatë vizitës së tij të parë në Serbi, para tetë vjetësh, ky vend u bë partneri i parë strategjik i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe se shfaqi shpresën që kjo vizitë “do të jetë po aq e frytshme”.

Për vizitën e presidentit kinez në Serbi janë marrë masa maksimale të sigurisë dhe janë angazhuar mbi 6.500 policë, tha ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Një objekt misterioz në plazh ka ngritur në këmbë shërbimin intelegjent: “Mos iu afroni, është potencialisht i rrezikshëm!”
Një dron u rrëzua pranë Moskës – nuk raportohet për viktima
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm
Në QKUK u krye një operacion i rrallë, zgjati mbi 13 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?