By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasi urdhëroi stërvitje bërthamore, Putin paralajmëron për rritjen e rrezikut global
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pasi urdhëroi stërvitje bërthamore, Putin paralajmëron për rritjen e rrezikut global
Ballina 2Rajon / Botë

Pasi urdhëroi stërvitje bërthamore, Putin paralajmëron për rritjen e rrezikut global

Kosova Times
Last updated: 2024/05/09 at 5:57 PM
Kosova Times Published May 9, 2024
Share
SHARE

Vetëm disa ditë pasi urdhëroi stërvitje ushtarake me armë taktike bërthamore, presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi për rrezikun në rritje të një konflikti global.

Duke folur në Sheshin e Kuq të Moskës, për nder të 9 Majit – ditës kur Rusia mposhti Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore – Putin tha se Perëndimi është “arrogant” dhe paralajmëroi se Rusia nuk do të lejojë askënd ta kërcënojë.

Udhëheqësi rus, i cili më 7 maj u inaugurua për herë të pestë në postin e presidentit, ka përdorur edhe më herët retorikë të tillë, për të justifikuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje.

Ai thotë se Perëndimi e ka përdorur Ukrainën për të ndërhyrë në atë që, tradicionalisht, ka qenë një sferë me ndikim rus.

Kievi dhe Perëndimi, i cili e mbështet Ukrainën me pajisje ushtarake dhe ndihmë financiare, thonë se lufta është thjesht një përpjekje e Putinit për të marrë tokën, e cila dikur ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Ne po e shënojmë Ditën e Fitores në kohën kur po kryejmë operacionin special ushtarak”, tha Putin duke iu referuar pushtimit të Ukrainës, tashmë në vitin e tretë.

“Ata që gjenden në vijën e frontit, janë heronjtë tanë”, tha ai.

Ditëve të fundit, Rusia akuzoi vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën, për kërcënime kundër saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë.

“Rusia do të bëjë gjithçka për të shmangur konfrontimin global. Por, në të njëjtën kohë, ne nuk do të lejojmë që dikush të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gatishmëri luftarake”, tha Putin.

Më 6 maj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se, me urdhër të Putinit, do të kryejë disa stërvitje që do të përfshijnë armët taktike bërthamore. Të tillat u paralajmëruan për herë të parë prej se shteti rus nisi agresionin kundër fqinjit të tij.

Ministria ruse tha se stërvitjet do të mbahen për shkak të deklaratave “të pashembullta” dhe “provokuese” nga Britania dhe Franca, që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e tyre gjithnjë e më të madhe në luftën në Ukrainë.

Putin tha të enjten se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa u përket këtyre stërvitjeve, të cilat Bashkimi Evropian i cilësoi si “vazhdim i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë”.

Një zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se stërvitjet e tilla janë edhe një “provë se Kremlini është i interesuar vetëm për përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Bjellorusia, ku Rusia ka aktualisht disa nga armët e saj taktike bërthamore, tha se do ta kontrollojë gjithashtu gatishmërinë e forcave të saj bërthamore.

Roli i armëve bërthamore strategjike është t’i godasin objektivat e armikut larg vijës së frontit, ndërsa armët taktike bërthamore janë krijuar për t’u përdorur në fushat e betejës.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, pasi posedojnë më shumë se 10.600 nga 12.100 kokat bërthamore.

Kina ka arsenalin e tretë më të madh bërthamor, e ndjekur nga Franca dhe Britania.

Asnjë fuqi nuk ka përdorur armë bërthamore në luftë prej se Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulmet e para me bomba atomike në qytetet japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, në vitin 1945.

Pentagoni tha të hënën se nuk ka parë ndonjë lëvizje të forcave strategjike bërthamore të Rusisë, pavarësisht “retorikës së papërgjegjshme” të Kremlinit.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Kosova Times May 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

(LIVE) Kaos i përgjithshëm, Zgjidhet kryetari i Novi Sadit, incidente para parlamentit – vezë, kos dhe bojë hidhen ndaj policisë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2025
Krimi dhe Amerika e Jugut: Të burgosurit në El Salvador shkatërrojnë varret e anëtarëve famëkeq të bandës
Çfarë thuhet për “planin destabilizues të Serbisë” për të cilin paralajmëroi Osmani?
Osmani e ambasadori japonez diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Japoni
Kurti vizitoi fabrikën përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?