By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve
Lajme

Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 4:11 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga sot ka filluar procesi i konvertimit të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë-shoferë të Republikës së Kosovës.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, lidhur me këtë vendim në një postim në “X” ka shkruar se ShBA-ja do t’i përkrah përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.

E këtë vendim të qeverisë e kanë mbështetur sot edhe ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

“Më të vërtetë zhvillim shumë i mirë”, ka shkruar Rohde në ‘X’, teksa ka shpërndarë postimin e ambasadorit Hovenier.

Ndërkaq, ambasada e Italisë në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e lehtësirave në procedurën e ndërrimit të patentë shoferit nga ata jolegalë të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në ata të Republikës së Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada italiane.

Ky proces sipas MPB-së do të zgjasë deri më 9 gusht. Ky vendim ka për qëllim lehtësimin dhe realizimin sa më praktik të konvertimit të patentë-shoferëve, teksa qytetarëve nuk u kërkohet të përsërisin dhënien e provimit për fitim të patentës, por vetëm aplikimin të cilin duhet ta dorëzojnë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë letërnjoftimin, origjinalin e patentë-shoferit të lëshuar nga ana autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u ose RKS-ja.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Problemet e nënave të reja që neglizhohen pas lindjes

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
Një sulmues goditi me thikë gjashtë persona në një çerdhe, duke përfshirë tre fëmijë
Mike Pence shpall kandidaturën për president të ShBA-së
Nusja me te huajin ne tualet, nxit kaosin. Dhëndri çmendet sulmon “mysafirin”
Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?