By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës
February 2, 2026
Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin
February 2, 2026
Dy pastiçeri austriake në gjykatë për recetën origjinale të Mozartkugel
February 2, 2026
Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Do të luftojmë me thonj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu: Do të luftojmë me thonj
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu: Do të luftojmë me thonj

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 10:49 AM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten se kërcënimi i Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar furnizimin me disa armë, nuk do ta parandalojë Izraelin nga vazhdimi i luftës së tij në Rripin e Gazës, duke lënë të kuptohet se ai mund ta pushtojë qytetin e mbipopulluar Rafah.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, duke shprehur frikë se një gjë e tillë do ta thellonte katastrofën humanitare në enklavën palestineze.

Të mërkurën, Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin Izraelit armë për të kryer ofensivë në Rafah, duke e rritur trysninë ndaj Netanyahut.

Por, në një komunikatë për media të enjten, Netanyahu tha se “nëse na duhet qëndrojmë të vetëm, do të qëndrojmë të vetëm. Nëse detyrohemi, ne do të luftojmë me thonjtë e gishtërinjve tanë. Por, ne kemi shumë më shumë se vetëm thonj”.

Edhe zëdhënësi i lartë i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, u përpoq ta ulë rëndësinë e ndikimit në praktikë të mungesës së furnizimit me armë nga ShBA-ja.

“Ushtria ka municione për misionet që i ka planifikuar, edhe për misionet në Rafah, gjithashtu. Ne kemi çfarë na nevojitet”, tha Hagari.

Izraeli vazhdimisht ka kërcënuar se do ta pushtojë Rafahun, ku rreth 1.3 milionë palestinezë – mbi gjysma e popullsisë – kanë kërkuar strehim.

Ky qytet, në jug të Gazës, është gjithashtu edhe qendra kryesore e operacioneve humanitare, të cilat janë penguar jashtëzakonisht shumë nga mbyllja e dy pikëkalimeve kryesore të Gazës këtë fundjavë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe Bashkimi Evropian – ka nisur shtatë muaj më parë, kur pjesëtarët e këtij grupi kryen sulme befasuese në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz.

Në luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë afro 35.000 palestinezë prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

You Might Also Like

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Axhenda ndërkombëtare

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vendos goli i Endrick, Brazili mposht Anglinë

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
Abdixhiku premton projekte për Trepçën dhe qytetarët e Mitrovicës
Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Petkoviq: Masa e paraburgimit ndaj Pantiqit, “vazhdimësi e arrogancës së Kurtit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?