By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perparim Rama publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Perparim Rama publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë
Lajme

Perparim Rama publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 12:07 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me një faturë për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1 milionë e 48 mijë e 950 euro që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale e që është paguar nga Komuna e Prishtinës.

Rama thotë se kjo faturë në mënyrë të qëllimshme është vënë në qarkullim në rrjete sociale nga shefi i asamblistëve të VV-së në kryeqytet e pa kompletuar dhe pa faturat mbështetëse në të cilat Rama thotë se argumentohet secili cent i shpenzuar.

Kreu i Prishtinës e ka publikuar të njëjtën faturë të plotë dhe e ka lutur shefin e Asamblistëve të VV-së që të mos keqinformojë.

Reagimi i plotë:

Demaskim i krijimit të opinionit të rrejshëm dhe dinakërisë politike

Të dashur qytetarë,

Dje, në rrjete sociale dhe në medie të caktuara, ka qarkulluar një faturë e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00 e paguar nga institucioni i Kryeqytetit. Kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar, pra pa faturat mbështetëse, nga Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kryeqytet.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku, Kurtit: Cakto datën e zgjedhjeve

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Zelensky propozoi vendosjen e sanksioneve kundër Iranit për 50 vjet
Kurti: Ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më parë
Rivali kryesor i Zelensky shpërthen idenë e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës
Kreu i Pentagonit parashikoi një luftë midis NATO-s dhe Rusisë në rast të humbjes së Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?