By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?
Ballina 2Rajon / Botë

Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 8:12 AM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë të ndërtojë një nga ushtritë më të sofistikuara në botë.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), ShBA-ja ka përbërë 69% të importeve të Izraelit me armë kryesore konvencionale në periudhën 2019-2023.

Izraeli merr, gjithashtu, 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore nga ShBA-ja, në bazë të një marrëveshjeje 10-vjeçare, e cila synon t’i garantojë atij “përparësi ushtarake cilësore” ndaj vendeve fqinje.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi këtë javë aleatin e tij se ShBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

Izraeli beson se ky qytet është bastion i Hamasit – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera – i cili ka sulmuar tokën e tij, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Banorët duke u larguar nga qyteti Rafah. Maj 2024.
Banorët duke u larguar nga qyteti Rafah. Maj 2024.

Zyrtarët amerikanë druajnë se operacioni i Izraelit në Rafah – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie [nëse pushton Rafahun]”, tha Biden në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, e cila u transmetua të mërkurën.

Në ditët pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Biden ka thënë se ShBA-ja “do t’i japë ndihmë shtesë ushtarake” Izraelit.

Por, që nga ajo kohë, vetëm dy shitje ushtarake të ShBA-së në Izrael janë bërë publike – njëra prej 14.000 municionesh për tanke, me vlerë 106 milionë dollarë, dhe tjetra me predha artilerie, me vlerë 147 milionë dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se administrata Biden ka bërë heshturazi edhe së paku 100 shitje të tjera ushtarake në Izrael, por vlera e tyre ka qenë nën shumën që do të kërkonte të njoftohej Kongresi.

Ato thuhet se kanë përfshirë mijëra municione precize, bomba me diametër të vogël, armë të vogla e të tjera.

Pavarësisht kësaj, raporti i SIPRI-t thotë se vëllimi i përgjithshëm i importeve ushtarake të Izraelit nga ShBA-ja në vitin 2023, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2022.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara e pezulluan një dërgesë armësh në Izrael, me bomba të rënda, të cilat ushtria izraelite i përdor në fushatën e saj të sulmeve në Gazë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni ndaloi dërgesën që përbëhej nga 1.800 bomba prej 907 kilogramësh dhe 1.700 bombave më të lehta.

Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve për ndikimin që do të mund të kishin ato në “mjediset e dendura urbane”, tha një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

Sipas tij, presidenti amerikan ishte i përfshirë në këtë vendimmarrje.

Në intervistën dhënë CNN-it, Biden e konfirmoi ndalimin e kësaj dërgese.

“Civilë në Gazë janë vrarë si pasojë e këtyre bombave”, tha ai kur u pyet për bombat prej 907 kg, të dërguara në Izrael.

Izraeli mohon se i ka në shënjestër civilët palestinezë, duke thënë se interes i tij i është vetëm ta asgjësojë Hamasin.

Bomba prej 907 kg kanë ndikim në një zonë të gjerë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, “presioni nga shpërthimi mund t’i çajë mushkëritë, t’i shpërthejë zgavrat e sinusit dhe t’i këpusë gjymtyrët e njerëzve edhe qindra metra larg vendit të shpërthimit”.

Pas paralajmërimit të fundit të Bidenit, se nuk do t’i dërgojë armë dhe predha artilerie Izraelit nëse pushton Rafahun, kryeministri izraelit tha se “asnjë presion nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet”.

“Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaust, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur kundër atyre që deshën shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk na erdhi në ndihmë. Sot, ne përsëri përballemi me armiq që duan shkatërrimin tonë”, tha Netanyahu.

“Hamasi e do Bidenin”, shkroi në X ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga lufta në Sunny Hill: Si po e ndryshon Dua Lipa reputacionin e Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
“Balena e spiunazhit” rus noton në ujërat skandinave!
Kosova do të bëhet me impiant fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW
Lajçak paralajmëron takim me zëvendëskryeministrin Bislimi
Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?