By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani iu drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Osmani iu drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Ballina 1

Osmani iu drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/11 at 10:10 AM
Kosova Times Published May 11, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas të Teksasit, ku pati rastin t`u drejtohet përfaqësuesve të bizneseve amerikane, nga të cilat kërkoi investime në vendin tonë. Osmani ritheksoi edhe një herë se Kosova është shteti më proamerikan në botë.

 

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani theksoi përparësitë konkurruese të Kosovës, duke përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, normat tatimore miqësore për investitorët dhe pozitën gjeografike strategjike që shërben si një portë në mes të lindjes dhe perëndimit.

Ajo nënvizoi mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet e saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar Kosovën si shtetin më proamerikan në botë.Osmani shoqërohej nga një delegacion i bizneseve kosovare dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni i bizneseve ka marrë pjesë edhe në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë, për të eksploruar mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik që ofrohen në Afrikë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, elaboroi më tej mundësitë për investime në Kosovë.

Zeka theksoi qasjen e vendit në tregje më të mëdha, afërsinë me portet detare, kostot e ulëta operacionale, valutën e qëndrueshme, mekanizmat efektivë të mbrojtjes së investimeve dhe rrezikun e ulët politik. Ai përshkroi sektorët potencialë të investimeve, duke përfshirë energjinë, minierat, përpunimin e ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, menaxhimin e mbetjeve, turizmin dhe modën.

Tryeza ofroi një platformë për bizneset kosovare që të ndërveprojnë me bizneset amerikane dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, për lidhje më të mëdha ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme në tryezën e rrumbullakët, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për të dyja shtetet.

Delegacioni i bizneseve i është bashkuar presidentes Osmani edhe në vizitën tek prodhuesi amerikan i helikopterëve “Bell” ku përfaqësuesit e kompanisë ofruan informata për fluturaket e tyre, derisa ata të kompanisë amë Textron Systems, prezantuan gamën e automjeteve të blinduara, një pjesë e të cilave tashmë janë në flotën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

You Might Also Like

Osmani sërish do të kundërshtojë rritjen e çmimit të rrymës

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Kurti kujton masakren e vitit 2000 në Mitrovicë: Kosova nuk harron asgjë!

Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

BE kërkon depolitizimin e KQZ-së

Kosova Times May 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person në Batllavë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Autobusi turistik nga Kroacia ndaloi në Gjermani për shkak të një borxhi tatimor prej 113,000 eurosh
Një rojtar vdiq në vend të punës në Malishevë
Stefanoviç: Vuçiq i dërgoi dy mesazhe urimi Putinit
Reagon edhe Borrelli për sulmin në Poloni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?