By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amb.Gonzato: Shqipërisë për në BE i duhet një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amb.Gonzato: Shqipërisë për në BE i duhet një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur
Rajon / Botë

Amb.Gonzato: Shqipërisë për në BE i duhet një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 5:37 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Diplomatë të Bashkimit Evropian nxitën sot Shqipërinë që të fuqizojë administratën publike sipas standardeve të kërkuara evropiane.

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Silvio Gonzato, theksoi sot se çelësi i suksesit në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në është një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur.

Bashkimi Evropian ka punuar fort vitet e fundit me autoritetet shqiptare për të modernizuar administratën publike, ndërsa përfaqësues të BE-së vlerësojnë se tashmë procedurat e rekrutimit të punonjësve janë më shumë transparente dhe aftësitë e tyre në punë janë më të mira.

Por drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, pohoi se ende ka sfida përpara, siç është ndershmëria dhe transparenca në procedurat e prokurorimeve, dhe kushtet për të tërhequr njerëzit e talentuar në administratën publike.

Ai i bëri këto komente në një takim të gjerë me një grup punonjës të rinj të administratës trajnuar rishtas dhe me ministren e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin, ku theksoi se Shqipëria është në një fazë të rëndësishme dhe të përshtatshme sa i takon negociatave të anëtarësimit.

“Për këtë fazë është e madhe rëndësia e një administrate publike, e cila është kompetente, e pavarur, transparente, se ajo është çelësi për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Reformimi i administratës publike është midis pikave themelore në kapitullin në hapje të negociatave si dhe në mbyllje të tyre. Administrata publike është makineria që zbaton përparësitë politike të vendit. Shërbimi publik është shtylla e një shteti, por ky rol herë pas here nënvlerësohet për rëndësinë e madhe të punës që bën”, theksoi ambasadori Gonzato.

Përfaqësues të qeverisë pohuan se po punohet fort që funksionet publike të kthehen në një alternativë tërheqëse për të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë, të cilët deri tani e kanë parë me skepticizëm punën në administratën publike.

Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha në tubim se krahas sistemit të pagave dhe projekteve, në të cilat po përgatitet administrata sipas koncepteve dhe parimeve evropiane, Shqipëria po shkon përherë e më pranë BE-së dhe BE më pranë Shqipërisë.

“Sot jemi më afër se kurrë ëndrrës evropiane, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se rruga që na pret përpara nuk është aspak e lehtë. Shqipëria ka treguar dhe po tregon dita ditës se nuk i mungon guximi për të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme si në fushën e shtetit të të drejtës, ashtu edhe në fushën e mirëqeverisjes, si parakushte për avancimin e procesit të negociatave”, tha zonja Pirdeni.

Ajo shtoi se angazhimi i Shqipërisë në procesin screening me BE-në është një dëshmi e guximit dhe besimit të administratës publike shqiptare se perspektivë evropiane është tërësisht e mundshme, nëse angazhohet fuqishëm me të gjithë hallkat e saj.

Në kalendarin e reformave për vitin 2024 Shqipëria është angazhuar të plotësojë reformimin e sektorëve të antikorrupsionit, menaxhimit të financave publike, si dhe të administratës publike.

Ekspertët evropianë besojnë se standarde bazuar në meritokraci Shqipërisë i nevojitet të zbatojë sa u takon rekrutimeve në zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe në administratën e pushtetit vendor.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pingpong/Luhen ligat e të rinjve, rezultatet dhe renditja

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
Liburn Aliu viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Shqiptarja që garon në Bruksel, prioritet e ka integrimin e shqiptarëve
Rizvanolli: A3 dhe B1 në operim, vazhdojnë punimet në KEK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?