By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit
Rajon / Botë

Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 1:04 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë. Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.

Në dy intervista televizive, Blinken theksoi se ShBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në këtë territor pasi të përfundojë lufta.

Hamasi eshte rishfaqur në disa pjesë të Gazës, tha Blinken, dhe “një veprim i ashpër” nga forcat izraelite në qytetin jugor, Rafah, do të rrezikonte që ta lërë aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme që të përballet “me një kryengritje të qëndrueshme”.

Ai tha se ShBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar “plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin” në Gazë, por “ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli… Ne duhet ta shohim këtë gjë”.

Blinken po ashtu tha se përderisa Izraeli po hyn më thellë në Gazë, një operacion ushtarak atje “në fillim mund të ketë sukses”, por rrezikon të shkaktojë “dëm të tmerrshëm” te popullata duke mos zgjidhur problemi “që ne duam të zgjidhim, që është që Hamasi të mos mund të qeverisë sërish me Gazën”.

Më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar në Gazë për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Izraeli ka thënë se në këtë qytet gjenden edhe katër batalione të Hamasit.

Mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën, tha Blinken, ka bërë që shteti të jetë “në një trajektore, potencialisht duke trashëguar një kryengritje me shumë luftëtarë të Hamasit të armatosur, apo që vakumi të mbushet me kaos, me anarki dhe që me gjasë ky vakum do të mbushet nga Hamasi”.

Blinken po ashtu për herë të parë përsëriti gjetjet e një raporti të prezantuar javën e kaluar në Kongres që thoshte se armët që i ka ofruar SHBA-ja Izraelit, të cilat janë përdorur në Gazë, potencialisht kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.

“Kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve, shqetësimet për incidente ku marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar fëmijëve, grave, burrave, është e arsyeshme të vlerësohet se në disa raste, Izraeli ka vepruar në mënyra që nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha ai.

Blinken po ashtu të dielën ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, të cilit ia ka përsëritur kundërshtimin e ShBA-së për ofensivën në Rafah, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LVV: Deklaratat e opozitës për librat shkollorë, të papranueshme

Kosova Times Kosova Times September 4, 2023
Arrestohet vrasesi masiv! Ja ku e gjeti policia pas disa orësh ndjekjeje
BE vendos rregulla të reja për tregjet online
Ekipi i Trump po diskuton mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Kim Jong-un
Maqedonia e Veriut shënon 33-vjetorin e pavarësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?