By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi
Ballina 2Rajon / Botë

Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 12:34 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina nuk do të tolerojë “lapsuse” të tjera të krerëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, në raport me detyrimet që kanë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Reagimi i kreut të Qeverisë greke pason ceremoninë e inaugurimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të dielën, më 12 maj, e cila gjatë betimit nuk e përmendi emrin Maqedoni e Veriut, por vetëm Maqedoni.

“Betohem se do të mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Davkova duke lexuar betimin si presidente para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Mitsotakis ka thënë se “Greqia refuzon manipulime si ato, me të cilat zonja Silanovska hapi mandatin e saj” dhe i bëri thirrje që t’i respektojë detyrimet ligjore dhe t’u përmbahet obligimeve që dalin nga roli i saj si presidente.

“Ne deklarojmë se kategorikisht nuk do të pranojmë ‘lapsuse’ të ngjashme. Dhe, përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave”, transmetojnë mediat greke një deklaratë të kryeministri grek, Mitsotakis.

Në vitin 2018 Shkupi dhe Athina kanë nënshkruar atë që njihet si Marrëveshja e Prespës, për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut.

Kjo marrëveshje i ka dhënë fund kontestit shumëvjeçar duke ua hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Marrëveshja nga pala maqedonase ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria që drejtohej nga ai. Qeveria që pasoi, e drejtuar nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski (po ashtu nga Lidhja Social Demokrate sikurse Zaev), ka respektuar në tërësi detyrimet e kësaj marrëveshjeje, duke përdorur emrin Maqedonia e Veriut.

Marrëveshja me Greqinë në vazhdimësi është kundërshtuar nga VMRO DPMNE-ja, e cila në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa drejtuesit e saj në disa raste kanë përsëritur se në komunikimin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar do të përdorin emrin e vjetër të shtetit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga ministri në largim, Bujar Osmani, ka bërë thirrje që të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo ministri ftoi për vigjilencë nga ana e aktorëve politikë, veçanërisht, siç thekson, nga të zgjedhurit e rinj të shtetit.

“Gjatë shtatë vjetëve të fundit, të dyja vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar me një rritje të shumëfishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes njerëzve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe me përmirësimin e partneritetit strategjik në një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

“Bëjmë thirrje për vigjilencë nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht të zgjedhurit e shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit, paraqet interes themelor strategjik dhe është garantues i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia e Veriut detyrohet që emrin e ri të shtetit ta zbatojë, si në përdorim të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Athina zyrtare së fundi kishte refuzuar një kërkesë të Shkupit për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale edhe pas 12 shkurtit 2024, për shkak të pamundësisë për ndërrimin e tyre brenda kohës së paraparë.

Pala greke në disa raste ia ka rikujtuar Shkupit se moszbatimi i të gjitha obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, mund të ketë pasoja në procesin e integrimit të saj në BE.

Lidhur me zhvillimet që nxiti betimi i presidentes së re, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE) duke shprehur keqardhje që Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit.

“BE-ja rithekson rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha zëdhënësja e BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, Nabila Massrali, në një komunikatë të dielën.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina thotë se 18 civilë u vranë nga sulmet ruse gjatë natës

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
Kush eshte Michel Obama: Gruaja e ish-presidentit amerikan nuk erdhi në funeralin e Carter dhe nuk do të vijë as në inaugurimin e Trump
Telegram: “Ukraina po hyn ndoshta në periudhën më të vështirë që nga fillimi i luftës. Rusët po grumbullojnë rezerva të mëdha raketash…”
Vuçiq: Shqiptarët në Kosovë tashmë kanë shërbime inteligjente që nuk janë naive
Elita e hendbollit rikthehet të enjten me tri sfida interesante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?