By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
August 8, 2025
Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
Ballina 2Rajon / Botë

Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 7:11 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit evropian reagoi ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Më herët, kreu i Delegacionit, ambasadori Silvio Gonzato, kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi idetë e hedhura nga zoti Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë të hënën pasdite Delegacioni shprehet se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”.

Bashkimi evropian, së bashku me ShBA-të, 8 vjet më parë, ishin mbështetësit dhe sponsorizuesit e reformës në Drejtësi. Në reagimin e Delegacionit të BE-së, bie në sy vënia e theksit te fakti se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, ndonëse në tekstin e rezolutës që i propozohet parlamentit për miratim, përmendet pikërisht “garantimi i pakthyeshmërisë” së kësaj reforme.

Socialistët parashikojnë ngritjen e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi. Dhe kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Opozita deri tani nuk e ka parë pozitivisht propozimin e socialistëve. Kryetari i Partisë demokratike zyrtare Lulzim Basha, e ka konsideruar një “retorikë boshe”, duke e akuzuar kryeministrin si përgjegjësin kryesor të përhapjes së korrupsionit në vend. Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili tanimë përfaqëson grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se “çdo reformë apo nismë që krijon mundësinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit, do të ketë kontributin tonë”. Por sipas tij “me Edi Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij të korruptuar ky proces vetëm sa vështirësohet, pengohet e zgjatet”.

Për Delegacionin e BE-së “është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Socialistët janë të mendimit se këto reforma, do të përshpejtonin rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin evropian, ndërsa i janë referuar dhe gjetjeve të shqyrtimit analitik të realizuar në kuadër të procesit të bisedimeve me BE-në. Megjithatë, në reagimin e tij Delegacioni i mëshon me forcë këtij momenti, kur shprehet se “ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike”.

Nga ana e saj ambasada amerikane, në reagimin e saj një ditë pasi u bë publik propozimi i socialistëve, foli për një “propozim premtues”, ndërsa nënvizoi se “si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme, ndërsa bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”.

Ndërsa Delegacioni i BE-së është kujdesur të kujtojë se “në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Begaj pret Cavo Dragone: Prania e KFOR-it në Kosovë e rëndesishme

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
Shakaja e tharte e politikanit rus: “Një djalë nga Kievi kërkon një raketë për Krishtlindje, do ta marrë” (VIDEO)
Nisma e PS, ShBA e BE këmbëngulin në nevojën e një procesi gjithëpërfshirës
Një togë e kontingjentit shqiptar përfundon misionin në KFOR
Presidenti i Tajvanit e quan Kinën një forcë armike të huaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?