By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit
July 18, 2025
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
Ballina 1Lajme

Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 8:44 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njoftoi se në takimin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i mbajtur në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës.

Megjithëse, shkruan Ahmeti në një postim në Facebook, ka mbështetje për vendosjen e anëtarësimit të Kosovës në agjendën e Ministerialit të 17 majit, qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajçak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm.

Sipas tij në dy vitet e fundit shqyrtimet e detajuara të disa instancave të Këshillit të Evropës kanë konfirmuar që Kosova duhet të behët anëtare e kësaj organizate.

Në këtë periudhë të shkurtë, procesi i anëtarësimit shënoi përparim të jashtëzakonshëm:

Në shtator të vitit 2022, Departamenti Ligjor i Këshillit të Evropës konfirmoi që nuk ka asnjë pengesë ligjore që Kosova të bëhet anëtare e plotë, sipas nenit 4, pra si shtet evropian;

Në tetor të vitit 2022, për herë të parë u fitua e drejta e fjalës për delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

Në prill të vitit 2023, Komiteti i Ministrave miratoi fillimin e procedurës së anëtarësimit. Ky sukses u arrit pas sigurimit të më shumë se 2/3 të votave të nevojshme në favor dhe pas konstruktivitetit të 5 nga 12 vendet mosnjohëse në këtë organizatë;

Në nëntor 2023, pas vizitës fakt-mbledhëse dhe analizës së detajuar të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Kosovës, Juristët Eminent konfirmuan që Kosova i plotëson standardet e Këshillit të Evropës, madje në disa çështje i tejkalon standardet ndërkombëtare;

Në mars të vitit 2024, tri raportueset politike të drejtuara nga Dora Bakoyannis konfirmuan që Kosova ka plotësuar të gjitha parakushtet e nevojshme dhe duhet të bëhet anëtarë e plotë e organizatës;

Në prill të vitit 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi opinionin e saj ku bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës pa asnjë parakusht shtesë. Opinioni u votua me mbi 80% të votave në favor të anëtarësimit.

“Pra, tashmë nuk mbetet asnjë hap tjetër përveç votimit përfundimtar nga ministrat e jashtëm, sipas Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por, ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyerja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, me ç’rast Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”, shton Ahmeti.

Ky kusht i ri, i vonshëm e jo zyrtar, sipas tij, nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Nëse ka një gjë nga Marrëveshja Bazike e Brukselit që do të mund të lidhej me anëtarësimin në Këshillin e Evropës është neni 4 i saj, me të cilin Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Siç dihet, ky nen është shkelur disa herë nga Serbia dhe kjo shkelje ka mbetur çdo herë e pa adresuar nga Bashkimi Evropian.

“Shtyerja eventuale do të kufizojë mundësitë e qytetarëve, përfshirë minoritetin serb, të përdorin mekanizmat e Këshillit të Evropës, përfshirë Gjykatën e Strasburgut për t’i adresuar të drejtat e tyre. Për më tepër, shtyerja do ta dërgojë një sinjal shumë shqetësues për vendet e rajonit. Porosia se përputhja me vlerat e parimet dhe plotësimi i standardeve, kritereve, kushteve e parakushteve nuk janë faktorët e duhur apo të mjaftueshëm për progres në integrim në institucionet evropiane, por përmbi këto vlerësohet potenciali destabilizues, do t’i inkurajojë liderët hegjemon në rajonin tonë përsëri, siç u inkurajuan nga pandëshkueshmëria dhe përkdhelja vitin e kaluar” shkruan ai në Facebook.

Sidoqoftë, shton Ahmeti, progresi në dy vitet e fundit në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm. Kosova tashmë ka të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe mase pozitive nga të gjitha instancat relevante të kësaj organizate. Ajo pashmangshëm do të jetë anëtare e plotë, e barabartë mes të gjitha anëtareve të tjera, si rezultat i meritës së saj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Kurti i njofton përfaqësuesit e kompanisë MASDAR me përparësitë në investim që ofron vendi ynë

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Arrestohen dy persona për drogë, njëri gëlltiti qesen me kokainë
Michel: Girona e këtij edicioni nuk është skuadra e vitit të kaluar
Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe
Kurti: 2024 është viti i integrimit për komunitetet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?