By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE: Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare
Ballina 1Lajme

BE: Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 1:33 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka cilësuar se me moslejimin e vizitës së patriarkut Porfirie, Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare të arritur në kuadër të dialogut.

“Duke refuzuar hyrjen, qeveria e Kosovës jo vetëm që ka shkelur marrëveshjet e vitit 2014 për vizita zyrtare, por ka injoruar në mënyrë të hapur rëndësinë që Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës, dhe kjo është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie multietnike dhe tolerante demokratike”, ka deklaruar Stano.

Ai përsëriti se Bashkimi Evropian vazhdon dhe e përsërit thirrjen palëve për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve dhe angazhimeve të dialogut të përfshira, përfshirë atë për vizitat zyrtare.

Ndonëse çështja e vizitave zyrtare nuk është paraparë të jetë në agjendë në takimin e nesërm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i Brukselit nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ngritët si çështje nga pala evropiane.

“Ne nuk e humbasim asnjë mundësi për të përcjellë mesazhet tona, pritjet tona, apo pakënaqësinë tonë me veprimet, hapat dhe vendimet e palëve individuale, në çdo rast, kur i takojmë palët”, nënvizoi Stano.

Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar se e ka refuzuar kërkesën e patriarkut serb Porfirie që të vizitojë Kosovën.

Sipas zëdhënësit Stano, vizita e patriarkut, është njoftuar me kohë, në përputhje me marrëveshjen përkatëse të dialogut dhe, sipas tij, është dashur të lejohet të realizohet.

Marrëveshja lidhur me organizimin e vizitave zyrtare është arritur në vitin 2014. Sipas kësaj marrëveshje njoftimet rreth vizitave duhet të bëhen 72 orë ose 48 orë përpara, varësisht nga niveli politik i zyrtarëve që shprehin interesin të zhvillojnë vizitën.

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Las Vegas, panairi i teknologjisë 2025 sjell risitë për inteligjencën artificiale

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Qeveria e zgjat afatin për riregjistrimin e makinave në veri
Mish qengji me kunguj të njomë të lyer me parmixhan dhe patate
Një sulm i madh me dron në Moskë, qielli është i mbyllur
Prokuroria njohu 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?